Politika

Komisioni i Jashtëm zhvillon seancë dëgjimore me dy kandidate për ambasadorë

arta_copy_2_17489_0Komisioni parlamentar i Politikës së Jashtme zhvilloi të hënën një seancë dëgjimore me dy kandidaturat për ambasadorë, Edmond Çaça, në shtetin e Katarit dhe Ridi Kurtezi, në Mbretërinë e Spanjës.
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Qirjako Qirko, prezantoi dy kandidatët e propozuar nga ministri i Jashtëm, duke vlerësuar karrierën e tyre në shërbimin diplomatik shqiptar. Më pas, dy kandidatët paraqitën prioritetet, duke e vënë theksin tek intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik.
Kandidati për ambasador në Kuvajt, Edmond Çaça, u angazhua para komisionit për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike me kompani të fuqishme në Katar, me qëllim shtimin e investimeve në vend, sidomos në infrastrukturë.
Ndërsa kandidati Ridi Kurtez, i propozuar për ambasador në Spanjë, e vuri theksin tek rivitalizimi i shkëmbimeve politike dhe tregtare mes dy vendeve, të cilat, tha ai, vitet e fundit kanë qënë të distancuara. Po ashtu, tha Kurtezi, njohja e Kosovës nga Spanja është një sfidë e vështirë, pasi ky vend nuk e ka njohur Kosovën, se e lidh çështjen me dosjen baske dhe katalanase.
Gjatë mbledhjes së komisionit të jashtëm, anëtari i tij, Gramoz Ruçi, njëkohësisht kryetar i grupit parlamentar të PS-së, u shpreh i rezervuar për prioritetet e paraqitura nga dy kandidatët për ambasadorë në përmbushjen e misionit të tyre diplomatik në Spanjë dhe Katar.
“Këto janë dy vende shumë interesante, miqësore dhe dashamirëse për Shqipërinë, të cilat kanë resurse financiare për të investuar në vendin tonë. Pak kohë më parë kisha rastin, që bashkë me kryetarin e Kuvendit, të isha në një vizitë në Kuvajt. Por, është për të ardhur keq që Shqipëria është inekzistente me projekte, pikërisht nga Fondi Zhvillimor Kuvajtian. Do i kërkoj sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme që të mos përzgjedhë ambasadorë bazuar mbi njohjen e gjuhës, se e rëndësishme është të dinë shqip dhe se kush janë interesat e Shqipërisë”, u shpreh Ruçi.
Ai shprehu keqardhje që Fondi Kuvajtian kishte miliarda investime në euro e dollarë në dhjetra e qindra vende në të gjithë botën, por në Shqipëri jo.
“Është për të ardhur keq që një vend si Bosnja thithte miliona euro nga Kuvajti dhe që brenda vitit e vizitojnë 100 mjë turistë kuvajtianë. Nuk mjafton thjesht që të shënoni në CV-të tuaja atë që keni bërë në shkolla, se kjo është e pamjaftueshme. Marrja e detyrës së përfaqësuesit diplomatik në shtete të tilla kërkon punë”, theksoi Ruçi në seancën e sotme dëgjimore në komisionin e Jashtëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button