Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 16 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 99.31 ▲0.61%
ARI 5,014 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $73,862 ▲ +3.37% ETH $2,267 ▲ +7.41% XRP $1.4823 ▲ +5.11% SOL $93.6200 ▲ +5.95%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.31 ▲0.61 % ARI 5,014 ▼0.95 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.31 ▲0.61 % ARI 5,014 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Kompania kineze CRRC shpreh interes për tu futur në tregun shqiptar

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, priti sot në një takim përfaqësues të kompanisë Corporation Railway Stock Corporarion, kompania e ndërtimit private më e madhe kineze në sektorin e transportit hekurudhor.

Gjatë takimit ministri Edmond Haxhinasto, theksoi se qeveria shqiptare po i kushton një vëmendje të madhe transportit hekurudhor.

Ministri theksoi se po punohet që brenda këtij mandati qeverisës, të lidhet kontrata për linjën hekurudhore që do të lidhë Tiranën me aeroportin e Rinasit dhe me qytetin e Durrësit.

DSC_0014“Paralelisht po kryet studimi fizibilitetit për gjithë rrjetin hekurudhor shqiptar, që do të synojë ndërtimin e linjave hekurudhore me standarde evropiane, dhe do të vlerësojë mundësinë e lidhjes me hekurudhat e vendeve fqinje, si me Kosovën dhe Maqedoninë, për të qenë pjesë e rrjetin rajonal dhe evropian hekurudhor”, deklaroi ministri Haxhinasto.

Ministri Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinsto, tha se krijimi i një klime të favorshme ndaj bisnesit është prioritet i kësaj qeverie, dhe interesimi i shumë kompanive prestigjoze ndërkombëtare e tregon këtë.

DSC_0011Drejtues të kompanisë CRRC, gjatë takimit me ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, shfaqën interesin e tyre për tu futur në tregun shqiptar, dhe për të investuar në rrjetin hekurudhor.

Kompania CRRC është ndër më të mëdhatë në tregun aziatik dhe atë kinez, në furnizimin me teknologji dhe pajisje të një teknologjie të lartë për hekurudhat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.