☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,603 ▲1.15%
DOW 46,755 ▲0.89%
NASDAQ 21,947 ▲1.65%
NAFTA 99.21 ▼2.14%
ARI 4,807 ▲2.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,377 ▲ +1.01% ETH $2,139 ▲ +1.83% XRP $1.3538 ▲ +1.7% SOL $85.0200 ▲ +3.11%
S&P 500 6,603 ▲1.15 % DOW 46,755 ▲0.89 % NASDAQ 21,947 ▲1.65 % NAFTA 99.21 ▼2.14 % ARI 4,807 ▲2.74 % S&P 500 6,603 ▲1.15 % DOW 46,755 ▲0.89 % NASDAQ 21,947 ▲1.65 % NAFTA 99.21 ▼2.14 % ARI 4,807 ▲2.74 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Politika

Konferenca e Berlinit: zbardhet axhenda zyrtare

Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë njoftoi sot për ATSH informacionin zyrtar të Zyrës Federale të Shtypit të Qeverisë së RFGJ-së mbi Konferencën e shteteve të Ballkanit Perëndimor, që do të zhvillohet në Berlin, në 28 gusht me të gjitha aktivitetet dhe takimet zyrtare.

Kryeministri Edi Rama, me Kancelaren gjermane, Angela Merkel, gjatë vizitës zyrtare që zhvilloi në Berlin më 1 Prill
Kryeministri Edi Rama, me Kancelaren gjermane, Angela Merkel, gjatë vizitës zyrtare që zhvilloi në Berlin më 1 Prill

Zëdhënësi i Qeverisë Federale, Steffen Seibert njoftoi se, “Këtë të enjte, më 28 gusht do të zhvillohet në Berlin një Konferencë për Ballkanin Perëndimor. Pas pjesëmarrjes së saj para pak javësh në Takimin e Kryetarëve të Shteteve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit Brdo-Brijun, i cili u zhvillua më 15 korrik në Dubrovnik, Kancelarja Federale Merkel së bashku me Ministrin Federal të Ekonom isë Gabriel dhe Ministrin e Jashtëm Federal Steinmeier do të presin Kryetarët e Qeverive, Ministrat e Jashtëm dhe Ministrat e Ekonomisë të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor si edhe të Kroacisë dhe Sllovenisë”.
Qëllimi i kësaj nisme është trajtimi i çështjeve të hapura në rajon prej shumë vitesh dhe gjenerimi i impulseve të reja për përgjigjen e tyre.
Këtu është fjala kryesisht për forcimin dhe mbështetjen e bashkëpunimit të shteteve të rajonit me njëra-tjetrën. Gjithashtu bëhet fjalë edhe për afrimin me Evropën: afrimin politik, ekonomik por edhe në pikëpamjen e shtetit të së drejtës. Gjermania është pro perspektivës Evropiane për shtetet e Ballkanit Perëndimor.
“Kancelarja Federale do të përshëndesë më 28 gusht, rreth orës 15:20 kryeministrat pjesëmarrës në këtë konferencë, respektivisht kryeministrin e Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Kroacisë, ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Sllovenisë. Në vijim do të zhvillohet një mbledhje pune.
Bashkimi Evropian do të përfaqësohet në mbledhjen e Kryetarëve të Qeverive nga Kryetari i Komisionit Barroso. Më pas do të vijojë një mbledhje plenare në kuadrin e një darke pune nga ora 18:30 deri në 20:30″, bëhet e ditur axhenda zyrtare e organizuar nga Qeveria gjermane.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.