Politika

Konferenca ndërministrore, Rama: Nis projekti i autostradës së kaltër Kroaci-Mal i Zi-Shqipëri

Në Prishtinë po mbahet sot konferenca e ministrave të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, “Western Balkans 6”, ku merr pjesë edhe Shqipëria.

ramakryeministrikonfZyrtarët po diskutojnë për projekte konkrete ekonomike të karakterit rajonal, me theks të veçantë në investimet në infrastrukturë, ndërsa të gjitha vendet do të jenë të përfaqësuara në nivel të barabartë. Kjo konferencë vjen pas konferencës së Berlinit, të organizuar nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel, me synim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve të rajonit.

Pjesmarrës në konferencë janë ministrat e Jashtëm dhe ata të Infrastukturës të vendeve të rajonit si dhe Komisioneri i Bashkimit Evropian për Politikë të Fqinjësisë Evropiane dhe Negociim të Zgjerimit, Johanes Hahn, ndësa punimet do ti përshëndesë edhe Komisionerja Evropiane për Transport, Violeta Bulc, përmes një video-mesazhi.

Rama

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale është ndalur në projektin e autostradës së kaltër, si një nga projektet më të rëndësishme të diskutuara nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në postimin e tij Kryeministri Rama thekson se ky projekt është frut i parë i Konferencës së Berlinit që parashikon nisjen e projektit të autostradës së kaltër. Ky projekt synon lidhjen e bregdetit të Kroacisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë.

“Fruti i pare i Konferencës së Berlinit fillojmë projektimin e autostradës së kaltër që do lidhë bregdetin e Kroacisë Malit të Zi, Shqipërisë!” shkruan Rama.

KONFERENCA E BALLKANIT PERENDIMOR

Në konferencën mbi Ballkanin Perëndimor zhvilluar me datë 28 gusht 2014, me iniciativën e Republikës Federale të Gjermanisë, u lançua i ashtuquajturi Procesi i Berlinit. Në kuadër të këtij procesi, për përcaktimin e linjave kryesore të bashkëpunimit mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, janë zhvilluar edhe dy takime të tjera në nivel ministrash konkretisht në New York me 24 shtator 2014, si dhe në Beograd (WB 6) me 23 tetor 2014.

Në takimin e WB6 në Beograd, ministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor u fokusuan në qeverisjen ekonomike dhe ndërlidhjen.

Në deklaratën e përbashkët, ministrat pranuan se përmirësimi i ndërlidhjes mes vendeve të rajonit, dhe me gjerë me vendet anëtare të Bashkimit Evropian është një faktor kyç për nxitjen e rritjes ekonomike dhe punësimit në Ballkanin Perëndimor. Po ashtu minisrtat ranë dakord se planet e përbashkëta të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të South-East Europe Transport Observatory (SEETO) mbi rrjetin gjithëpërfshirës (Comprehensive network) duhet të bëhen pjesë e programit të Bashkimit Evropian Trans-European Network – Transport (TEN-T) dhe të ndiqet e njëjta përqasje si ajo e TEN-T për Rrjetin Bazë Evropian (European Core Network).

Në dokumentin “Connectivity in the Western Balkans” shërbimet e Bashkimit Evropian rekomanduan për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të krijohet Komiteti Kombëtar i Investimeve (NIC), si një institucion që do të sigurojë koordinimin ndërmjet ministrisë së Financave, ministrisë së Ekonomisë, Transportit, etj dhe Komisionit Evropian, donatorëve, IFI, etj. Po ashtu u vendos, të përdorin Western Balkans Investment Framework (WBIF) si një mekanizëm për të bashkuar përpjekjet dhe fondet, duke kombinuar grantet me huate, si dhe të caktojnë Koordinatorët Rajonalë të Transportit për korridoret prioritare ashtu, sikurse është vepruar në Bashkimin Evropian në kuadër të programit TEN-T.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button