☁️
Tiranë 16°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 104.65 ▲1.72%
ARI 4,578 ▲0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,564 ▼ -1.49% ETH $2,033 ▼ -1.32% XRP $1.3117 ▼ -2.86% SOL $80.6500 ▼ -4.02%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.65 ▲1.72 % ARI 4,578 ▲0.45 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.65 ▲1.72 % ARI 4,578 ▲0.45 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Konflikte brenda BDI-së në Kumanovë

konflikte-brenda-bdi-s-euml-n-euml-kumanov-euml_hd
BDI

Vlime dhe konflikte brenda degës së BDI-së në Kumanovë, që kulmuan ditëve të fundit edhe me një incident midis grupacioneve rivale. Gjithçka ka si synim ka pretendimin për të marrë kreun e kësaj partie, pasi që tashmë edhe në këtë degë problematike me vite të tëra nuk janë organizuar zgjedhje dhe nuk ka pasur kuvend zgjedhor.

Dega aktuale udhëhiqet nga kryetari që është në cilësinë e ushtruesit të detyrës, Ulusi Beqiri, i cili mban këtë pozitë më shumë se 6 vite. Dega e Kumanovës nuk ka mbajtur kuvend të rregullt zgjedhor që nga viti 2005 dhe se vazhdimisht ishin emëruar kryetar dege me pozitën e ushtruesve të detyrës. Tentimet për të mbajtur kuvende kishin dështuar për shkak të konflikteve të brendshme dhe rrymave partiake për të marrë fronin e kësaj partie. Mirëpo paralajmërimi për zgjedhje të reja ka nxitur debatet dhe mobilizimin e një pjese të madhe të krerëve lokal dhe anëtarësisë.

Burime të afërta pranë kësaj partie kanë theksuar për INA se janë grupacione të ndryshme, që synojnë të marrin drejtimin e partisë. Njëri krah përbëhet nga grupimi i Beqirit dhe krahu tjetër nga një grup ish-ushtarësh të UÇK-së, që sfidojnë për të marrë kryesimin e degës. Por janë edhe pretendime të tjera që kalkulojnë në mbështetjen që do të marrin nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

“Po janë të arsyeshme kërkesat për të pasur një kryesi të re dhe për ti dhënë hapësirë njerëzve dhe kuadro të dëshmuara, sepse deri tani kemi një monopolizim të skajshëm dhe grupim që përfiton në çdo pazar apo kalkulim të brendshëm partiak, si në emërime, punësime dhe çështje tjera”, thekson për INA, një aktivistë partiak, i cili nuk dëshiron të prononcohet për shkak të rrezikimit të pozicioneve të tij brenda kësaj partie.

Situata e ngjashme ndodhë edhe në degë të tjera të kësaj partie, ku kryetarët nuk kanë votëbesimin e fituar nga anëtarësia

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.