🌦️
Tiranë 12°C · Rrebesh i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,441 ▲1.53%
DOW 45,726 ▲1.13%
NASDAQ 21,227 ▲2.08%
NAFTA 104.30 ▲1.38%
ARI 4,648 ▲1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,934 ▼ -0.74% ETH $2,064 ▼ -0.18% XRP $1.3177 ▼ -1.91% SOL $81.1500 ▼ -3.69%
S&P 500 6,441 ▲1.53 % DOW 45,726 ▲1.13 % NASDAQ 21,227 ▲2.08 % NAFTA 104.30 ▲1.38 % ARI 4,648 ▲1.98 % S&P 500 6,441 ▲1.53 % DOW 45,726 ▲1.13 % NASDAQ 21,227 ▲2.08 % NAFTA 104.30 ▲1.38 % ARI 4,648 ▲1.98 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kosova

Konsulli i Ambasadës amerikane: Po diskutohen për masat ndaj liderëve që vendosin për shfuqizimin e Speciales

Brian Corteville, konsull në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka deklaruar se brenda Ambasadës po diskutohen se cilat masa do të merren ndaj liderëve kosovarë nëse vazhdojnë me iniciativën për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Megjithatë, ai shpreson se këshilla e ambasadorit Delawie do të dëgjohet nga liderët, në të kundërtën mosdhënia e vizave është njëra nga masat që mund të aplikohet

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, ditë më parë ka paralajmëruar liderët kosovarë se nëse vazhdojnë me iniciativën për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale do të merren masa të rrepta ndaj tyre.

Në medie javë më parë është raportuar se Ambasada e SHBA-së në Prishtinë nuk i ka dhënë vizë kryeministrit Ramush Haradinajt për të marrë pjesë në “Lutjet e Mëngjesit” në Uashington pikërisht për shkak të qëndrimit të tij ndaj Gjykatës Speciale, si dhe për demarkacionin me Malin e Zi.

Por Brian Corteville, konsull në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri” ka deklaruar se ende nuk janë përcaktuar masat individuale, pasi është një diskutim që po ndodh brenda Ambasadës.

Konsulli i kësaj të fundit megjithatë shpreson se këshilla e tyre do të dëgjohet nga liderët, në të kundërtën mosdhënia e vizave është një ndër masat që mund të merret.

LEXO EDHE: Prapaskenat për humbjen e 63 milionë eurove me ”Bechtel”-in

Corteville nuk ka dashur të komentojë për çështjen e vizës së kryeministrit Haradinaj, me arsyetimin se nuk mund t’i komentojë vizat individuale.

Gjatë kësaj interviste për “Zërin” konsulli Corteville ka folur për fillimin e procesit të dhënies së vizave emigruese në Prishtinë për qytetarët e Kosovës, për vizat që mund t’i marrin këtu pa u detyruar të shkojnë në Ambasadën e SHBA-së në Shkup,

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.