☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,605 ▲1.17%
DOW 46,791 ▲0.97%
NASDAQ 21,957 ▲1.7%
NAFTA 99.79 ▼1.57%
ARI 4,815 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,807 ▲ +2.8% ETH $2,130 ▲ +3.22% XRP $1.3554 ▲ +2.89% SOL $83.4100 ▲ +2.84%
S&P 500 6,605 ▲1.17 % DOW 46,791 ▲0.97 % NASDAQ 21,957 ▲1.7 % NAFTA 99.79 ▼1.57 % ARI 4,815 ▲2.91 % S&P 500 6,605 ▲1.17 % DOW 46,791 ▲0.97 % NASDAQ 21,957 ▲1.7 % NAFTA 99.79 ▼1.57 % ARI 4,815 ▲2.91 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Kontenieri me 143 kg kokainë nga Ekuadori/ Ja kush janë dy administratorët e firmës pritëse në Shqipëri

Dy administratorët e arrestuar për kontenierin me kokainë që u kap ditën e shtunë në portin e Durrësit me 200 pako droge janë Klajdi Xibraku, 30 vjeç dhe Erion Peti, 42 vjeç, të dy banues në Tiranë. Të dy janë administratorët e firmës pritëse në Shqipëri të kontenierit që transportonte banane dhe kishte drogë të fshehur në tavan.

Ngarkesa që vinte nga Ekuadori kishte kaluar tranzit në Itali dhe u kap nga skaneri në portin e Durrësit. Operacioni është koduar “El Mejor” dhe në pamjet e drogës të siguruara duket fotografia e stampuar e Pablo Escobar.

Droga ishte e ndarë në 200 pako. Dyshimet e autoritetit portual kanë lindur për shkak te origjinës nga vinte ngarkesa e shkarkuar nga anija e konteinerëve ”Dance”, me flamur portugez dhe menjëherë është vendosur në zonën e rrezikut, ku i është nënshtruar një kontrolli më të imtësishëm ne skaner.

Ngarkesa me banane i përket kompanisë Masabi Fruits, me qendër në Kombinat Tiranë. Në fillim të muajit prill me të njëjtën linjë trafiku u kapën dhe sekuestruan 49 kg kokainë të fshehur në kolonat e një kontenieri të ardhur me ngarkesë bananesh për llogari të kompanisë së Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt i dënuar për trafikun e 613 kg kokainë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.