☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,715 ▼ -1.44% ETH $2,218 ▼ -0.77% XRP $1.3308 ▼ -1.3% SOL $82.4200 ▼ -2.08%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Politika

Konventa, Monika Kryemadhi: LSI forcë që kujdeset për njerëzit, i do dhe i mban afër ata

Konventa Zgjedhore e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) Tiranën po zhvillon punimet të shtunën në Pallatin e Kongreseve, në prani të mbi 2 mijë delegatëve. Forumi më i lartë i LSI-së, përmes votimit elektronik, pritet të zgjedhë strukturat drejtuese dhe kryetarin e ri të kësaj force politike, në kryeqytet.

Deputetja e kësaj force Monika Kryemadhi deklaroi se LSI është një forcë që kujdeset për njerëzit dhe që i mban afër ata.

“Shqipëria është europiane, shqiptarët janë europianë, por kemi nevojë për një politikë jo arrogante, politikë moderne dhe evropiane. LSI është një forcë që kujdeset për njerëzit, i do dhe i mban afer ata”, theksoi ajo.

Në fjalën e saj, ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, theksoi se LSI i njeh mirë problematikat e kryeqytetit dhe çdo ditë do të jetë krah qytetarëve, pasi Tirana ka nevojë për më shumë punësim, mirëqenie dhe arsimim. LSI, theksoi Gjosha, është e vetmja forcë politike ku interesat kombëtare janë mbi çdo axhendë, pasi kanë në themel frymën e dialogut dhe zgjidhjeve që i shërbejnë vendit.

LSI, vijoi ministrja e Integrimit, është faktor i stabilitetit të Shqipërisë, duke sjellë kulturën e re të politikbërjes. Gjosha theksoi se në zgjedhjet e 18 qershorit qytetarët me votë do dinë të bëjnë diferencën

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.