☁️
Tiranë 15°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.94 ▲2.31%
ARI 4,558 ▲0.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,541 ▲ +1.02% ETH $2,061 ▲ +2.67% XRP $1.3511 ▲ +0.81% SOL $84.0000 ▲ +1.58%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.94 ▲2.31 % ARI 4,558 ▲0.74 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.94 ▲2.31 % ARI 4,558 ▲0.74 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Bota

Koreano-jugorët votojnë për presidentin e ri

Qytetarët në Korenë e Jugut po votojnë për zgjedhjet presidenciale, në një proces të parakohshëm për shkak të skandalit të korrupsionit që çoi në shkarkimin e presidentes së mëparshme.

Liberali Moon Jae in është favoriti në këtë garë, përballë kandidatit të qendrës, Ahn Cheol soo, që në sondazhe renditet më afër tij. zgjedhjet po monitorohen nga afër, në një kohë kur vendi aziatik ndodhet në një periudhë pasigurie ekonomike dhe kur tensionet me Veriun fqinj janë rritur.

Zotin Moon synon të shtojë kontaktet me Veriun, ndryshe nga ish-presidentja Park Geun hye, që kishte prerë thuajse tërësisht lidhjet.

Vëzhguesit presin që pjesëmarrja në votime të jetë e lartë, e rritur kryesisht nga votuesit e rinj, të cilët do të zgjedhin mes 13 kandidatëve.

Qendrat e votimit pritet të mbyllen në orën 20:00 me orën lokale dhe fituesi pritet të shpallet menjëherë më pas.

Të gjithë kandidatët premtojnë se do të punojnë për të mbrojtur rimëkëmbjen e brishtë të ekonomisë koreano-jugore, që është e katërta më e madhe në Azi, si dhe për të ulur papunësinë në radhët e të rinjve, që mbetet e lartë.

Gjithashtu mes kandidatëve ka premtime për t’i vënë fre dominimit të elitës politike të Koresë së Jugut dhe për të reformuar konglomeratet familjare, që sundojnë ekonominë vendase.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.