Bota

Koreja e Jugut: Japonia të kërkojë falje për mizoritë e Luftës së Dytë Botërore

Ministria e Punëve të Jashtme e Koresë së Jugut i kërkoi sot kryeministrit japonez, Shinzo Abe që të kërkojë falje publike dhe të shfaqë pendesë të sinqertë, gjatë fjalimit që do të mbajë sot para Kongresit amerikan, për gjithë mizoritë e bëra gjatë kohës së luftës.

Shinzo AbeSipas disa burimeve diplomatike dhe legjislative në Uashington, Shinzo Abes, iu bë propozimi që ai të ishte kryeministri i parë japonez që të hapte seancën e sotme të Kongresit.

Kjo konsiderohet si një levizje e goditur nga ana e diplomatëve amerikanë sepse mund të çojë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe tregtare dhe ushtarake.

“Nëse kryeministri Abe shprehet në lidhje me këtë çështje gjatë fjalimit të tij, ai duhet të deklarojë një pikëpamje të njëjtë mbi këtë çështje ashtu si edhe të gjithë kryeministrat e mëparshëm japonezë dhe të tregoje një shenjë pendimi të sinqertë për të gjitha ndodhitë e së kaluarës”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme koreanojugore.

Kryeministri konservator japonez ka bërë me dije se nuk ve në dyshim të gjitha faljet publike që paraardhësit e tij kanë bërë në lidhje me këtë çështje, por përkundrazi ka sjellë në kujtese faljen publike të vitit 1995, të bërë nga kyeministri japonez i asaj kohe Tomichi Murayama.

“Japonia i ka njohur prej kohësh vuajtjet e femrave aziatike të përdhunuara me forcë nga ushtarët japonezë gjatë Luftës së Dytë Botërore” ka deklaruar Shinzo Abe.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button