Bota

Koreja e Veriut teston një raketë balistike nga një nëndetëse

Koreja e Veriut pretendoi sot se kishte testuar me sukses një raketë balistike, që e kishte lëshuar nga një nëndetëse, njoftoi media shtetërore e vendit komunist.

”Lideri Kim Jong Un e përshëndeti prodhimin e raketës së re moderne si një armë strategjike të nivelit botëror”, sipas agjencisë zyrtare koreanoveriore të lajmeve, KCNA.

”Ai theksoi se teknologjia do t’i mundësojë ushtrisë shkatërrimin e anijeve armike që shkelin sovranitetin territorial të Koresë së Veriut”, shtoi agjencia.

Nuk ka asnjë burim të pavarur të konfirmojë pretendimin e Phenianit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button