Kosova

Kosova ndalon simbolet kuqezi në stadium

Federata e Futbollit të Kosovës, ka marrë një vendim të paprecedentë për ndeshjen e sotme ndaj Finlandës, e cila do të jetë historike pasi është takimi i parë për eliminatorët e një Kampionati Botëror, pas njohjes së UEFA-s dhe FIFA-s.

Por, para këtij takimi federata kosovare ka dalë me një vendim që nuk është pritur aspak mirë nga tifozët shqiptarë, brenda dhe jashtë kufijve zyrtar të Kosovës dhe Maqedonisë. Në njoftimin zyrtar të dalë për mediat nga kjo Federatë, shkruhet:

“FFK­ja njofton mbarë opinionin dhe adhuruesit e futbollit veçmas ata që nesër do të jenë në ndeshjen Finlanda – Kosova, në mënyrë që të mos ketë keqkuptime në stadium lejohen vetëm simbolet e Finlandës dhe Kosovës dhe asnjë simbol apo rekuizitë që asocion me ndonjë shtet të tretë. Ky është vendim Federatës së Futbollit të Finlandës. Po ashtu në tribunën prapa portës, lejohen vetëm simbolet e Finlandës. Në mënyrë që ndeshjen e parë historike ndërkombëtare Kosova ta kalojë pa asnjë problem dhe incident eventual, ndaj ju lusim për mirëkuptim”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button