Zgjedhjet lokale 2015

Kosova paraqet programin e tij në takimet me banorët në lagjet e qytetit

Kandidati për kryebashkiak në Tiranë, Halim Kosova, u shpjegoi banorëve të rrugës së Durrësit planin e tij për arsimin në Tiranë. Kosova po ndalet në lagjet e qytetit për të prezantuar projektin e tij për Tiranën.

“Në 10 shkolla të reja është llogaritur që të strehohen rreth 7200 nxënës dhe 34 shkolla të tjera të rikonstruktohen, të ketë bibloteka dixhitale, të ketë ambiente për stomatologun për vizita, për psikologun me ndjek disa parametra në mënyrë që me i kap në kohë problemet shëndetësore ose parandalimin. Ne kemi llogaritur edhe një lloj fondi edhe për trajnimin e mësuesve për ngritje profesionale. Aty ku shihet përreth shkollës që mund të ketë terrene ku nuk ndërtohet gjë ose ka një pronar, bashkia t’ia blejë pronarit kur ai nuk bën dot asnjë lloj aktiviteti për shumë arsye, t’ia blejë në mënyrë që të zgjerojmë mundësitë për kohën e lirë të nxënësve”, tha Kosova.

unnamed (1)Ndërkohë, në një takim me banorët e zonës së Kodrës së Priftit, Kosova u ndal tek projektet e infrastrukturës.
“Ai ujësjellesin e vendos në mes të rrugës. Nuk vendoset ujësjellesi në mes të rrugës, por vendoset anash”, tha një banor. “Nuk do firmos gjë pa e patur në dorë, mbaje mend siç e kam bërë gjithë jetën”, tha Kosova.

“Të keqen më të madhe ne e kemi nga kanalizimet e ujërave të zeza”, tha banori. “Ky është ndërtimi i rrjetit të kanaleve të ujërave të zeza dhe kanaleve të ujërave të bardha. Eshtë për gjithë lagjen, jo për një rrugë, domethënë kur të merret per t’u bere, do merret si bllok dhe jo vetëm një”, tha Kosova.a

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button