Zgjedhjet lokale 2015

Kosova takon banorët e Shkozës, zotohet për uljen e taksave

Kandidati i djathtë për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova u takua me banorët e Shkozës, dëgjoi shqetësimet e tyre dhe u zotua se do të ulë taksat, do të mirëmenaxhojë fondet dhe do të mbikqyrë me rreptësi projektet në të mirë të qytetarëve.

Kosova tha se ai është i parimit të mos ketë lista pafund prioritetesh, por që në fokus të jenë gjërat kryesore, pasi është e rëndësishme, që ajo që thuhet të bëhet.

“Zotohemi për reduktimin e taksave që ka në dorë Këshilli Bashkiak dhe ka mundësi që t’i ulë dhe 30%, në mënyrë që biznesit t’i mbeten më shumë lekë , pasi kështu ka mundësi për të investuar më shumë dhe për të punësuar njerëz”, thotë Kosova.

Kandidati demokrat tha se për Tiranën pretendon që të ketë investime në shkolla, spitale, rrugë, kopshte, ujësjellësa, etj. “Unë nuk kam kohë për debate dhe replika. Pse? Sa të bëj një replikë, mendoj një zgjidhje”, u shpreh Kosova, në takimin me banorët e Shkozës. Ai u angazhua gjithashtu që në vëmendje të punës së tij si kryebashkiak do të jenë studentët, për të cilët do të ofrojë lehtësira.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button