Kosovë, përkujtohet 18-vjetori i masakrës serbe në burgun e Dubravës
Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës shënon sot 18-vjetorin e masakrës në Burgun e Dubravës.
Masakra në Burgun e Dubravës cilësohet si njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i kriminelit Sllobodan Millosheviç.
Tetëmbëdhjetë vjet më parë brenda burgut janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë.
Masakra e Burgut të Dubravës është kryer prej 19 deri më 24 maj të vitit 1999.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.