🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,336 ▲ +0.7% ETH $2,057 ▲ +0.32% XRP $1.3148 ▼ -0.48% SOL $81.0300 ▲ +1.05%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Kosova

Kosovë, presidentja Osmani zhvilloi takime me krerë të institucioneve vendore e të huaja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në zyrën e saj gjatë ditës udhëheqës të institucioneve shtetërore dhe ndërkombëtare në takime të ndara me të cilët ka diskutuar për zhvillimet e fundit në veri të vendit pas dorëheqjes së zyrtarëve serbë nga institucionet kosovare. Osmani në takim me shefin e Misionit të Bashkimit Evorpian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Lars-Gunnar Wigemark, ka biseduar për zbatimin e rendit dhe ligjit, si dhe për sigurimin e mbarëvajtjes dhe sigurisë publike në të gjithë territorin e vendit, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtar.

“Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka vlerësuar koordinimin e vazhdueshëm me EULEX-in”, njofton Presidenca. Në takim me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, Osmani ka diskutuar lidhur me sfidat e sigurisë dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërinstitucional “për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit”.

Ndërsa po ashtu, presidentja Osmani, e cila me Kushtetutë është Komandantja Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka pritur në takim edhe komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jasharin, me të cilin përpos sigurisë, kanë diskutuar edhe për “ngritjen e kapaciteteve, trajnimet dhe përgatitjet e FSK-së për ta realizuar misionin e saj”.

Presidentja po ashtu ka pritur në takim edhe drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, me të cilin po ashtu është diskutuar situata e sigurisë kombëtare.

“Në takim u diskutua edhe për vazhdimin e koordinimit të të gjitha institucioneve të sigurisë në vend për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës”, njofton Presidenca.

Osmani gjatë ditës ka zhvilluar takim edhe me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, me të cilin temë qendrore e diskutimit ishte shpallja dhe organizimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme pas dorëheqjes së zyrtarëve serb të zgjedhur nga katër komunat në veri të vendit, si dhe zëvendësimi i deputetëve të dorëhequr serb nga Kuvendi i Kosovës.

Në këtë takim, presidentja ka theksuar se janë duke u ndërmarrë hapat e nevojshëm për shpalljen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Ajo tha se së shpejti subjektet politike do të ftohen për konsultime përpara se të caktohet data e zgjedhjeve, brenda afatit ligjor.

Presidentja u informua nga Radoniqi se KQZ-ja posedon kapacitetet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri të vendit.

Më 5 dhe 6 nëntor zyrtarët e Listës Serbe dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës, përfshirë Qeverinë, Kuvendin, pozitat e kryetarëve të katër komunave me shumicë serbe, policia, gjyqësori, prokuroria dhe administrata derisa të dielen serbët e Kosovës protestuan në qendër të Mitrovicës së Veriut.

Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës pasoi pas fillimit të zbatimit të marrëveshjes me tre faza të Qeverisë së Kosovës për targat ilegale që qarkullojnë kryesisht në komunat me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës si dhe pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili refuzoi zbatimin e vendimit të Qeverisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.