Kosova

Kosovë-Serbi, marreveshje për njohjen e certifikatave ADR

Qeveria e Kosovës njofton se, me ndërmjetësimin e BE-së, në Bruksel është arritur një marrëveshje me Serbinë për njohjen reciproke të certifikatave për transportin e mallrave të rrezikshme (ADR) mes të dy shteteve.

Në një komunikatë për shtyp të lëshuar nga zyra e ministres për Dialogun, Edita Tahiri, bisedimet që kanë përfunduar në orët e para të mëngjesit, janë zhvilluar në një klimë të tensionuar, siç përshkruhet.

Marrëveshja hyn në fuqi më 25 prill dhe zbatimi i saj garantohet nga Bashkimi Europian, si ndërmjetës i dialogut të Brukselit. Delegacioni i Qeverisë së Kosovës ka konfirmuar se, ditën kur të hyjë në fuqi kjo marrëveshje do të hiqen masat e reciprocitetit, të vendosura ndaj kamionëve serbë që transportojnë karburant drejt Kosovës.

Përveç kësaj marrëveshjeje, në takim është ngritur si shqetësim nga pala kosovare edhe fushata elektorale, që partitë nga Beogradi po bëjnë në komunat me shumicë serbe të Kosovës, duke u cilësuar si një shpërdorim i marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve.

Ndërsa në lidhje me ndalimin e lëvizjes së serbëve të Kosovës në kufi, me dokumente të lëshuara nga institucionet paralele serbe, BE ka kërkuar që të lejohet një hapësirë kohore tranzicioni, në mënyrë që edhe ky problem të zgjidhet.

Related Articles

Nje koment

  1. Une dhe me pare pata cekur!!.
    Serbija qe ka heret ka njohur pavarsin e Dardanis.
    Po e keqeja eshte qe ende zyrtarisht skane kurrajo ta njohun pavarsin e DARDANIS.Ja dhe kjo dite do vij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button