Politika

Kosovë-Shqipëri: Rama-Mustafa, pёrurojnё nesër tranzitin e pёrbashkёt doganor

Kryeministri kosovar Isa Mustafa dhe Kryeministri shqiptar, Edi Rama, pёrurojnё së bashku tranzitin e pёrbashkёt doganor nё mes tё Kosovёs dhe Shqipёrisё.

Rama-Mustafa-1-269x200Përurimi bëhet nesër, në 16 shkurt, në mesditë, në pikёkalimin doganor Vёrmicё-Morinë, bëhet e ditur në njoftimin e dërguar nga Kryeministria e Kosovës.

Në 17 shkurt është Dita e Pavarësisë së Kosovës, shtetit të ri evropian të shpallur para 7 viteve dhe të njohur deri tash nga 108 shtete anëtare të OKB-së.

Në vendkalimet kufitare Kosovë-Shqipëri viti 2014 ka shënuar rritje të fluksit të njerëzve me 19,312 % dhe të automjeteve me 21,883 %, krahasuar me vitin 2013, bënte të ditur në fillim të 2015-tës Policia kosovare ekskluzivisht për ATSH-në.

Në tre vendkalimet, Vërmicë-Morinë, Qafë Prush dhe Qafë Morinë në vitin 2014 kishte 4 262 588 hyrje-dalje të personave, 689 940 më shumë se në vitin 2013, kur kishte 3 572 648 hyrje -dalje.Në këto tre porta kufitare në 2014 kishte 1 623 882 hyrje-dalje të automjeteve, 291 553 më shumë se në vitin 2013 kur kishte 1 332 329 hyrje-dalje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button