☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 98.08 ▲2.74%
ARI 4,824 ▼1.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,028 ▼ -4.09% ETH $2,190 ▼ -5.65% XRP $1.4625 ▼ -3.97% SOL $90.3000 ▼ -4.71%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 98.08 ▲2.74 % ARI 4,824 ▼1.48 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 98.08 ▲2.74 % ARI 4,824 ▼1.48 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Kotzias takon Tillerson: Disa forca po krijojnë destabilizim në Ballkan

Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias qe po zhvillon një vizite dyditore në SHBA i ka shprehur homologut te tij amerikan Rex Tilerson këndvështrimin e Athinës për rolin e Greqisë në stabilitetin dhe sigurinë e lëvizjeve gjeostrategjike që po bëhen në rajonin Ballkanik.

Siç bënin me dije analiste nga Shkupi para kësaj vizite, Kotzias shkonte në Uashington për të shprehur pozicionimin konstant të Greqisë për bllokimin e procesit të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE për shkak të çështjes së pazgjidhur ende të emrit, si dhe do të hidhte poshtë  platformën shqiptare për të vendosur atë greke në zgjidhjen e ngërçit politik në shtetin fqinj.

Por i pyetur nga gazetaret pas takimit Kotzias është shprehur se nuk është prekur në veçanti çështja e zhvillimeve në Shkup, përveç se kur është bërë analiza për stabilitetin tek fqinjët veriorë të Greqisë dhe ai ka raportuar se çfarë po ndodh atje duke shtuar faktin se Athina po bën përpjekje për të stabilizuar situatën.

Kreu i diplomacisë greke ka pohuar se Tillerson ka dëgjuar me vëmendje analizën e tij për sigurinë në rajon, cilat forca tashmë po lëvizin dhe me çfarë mënyre.

Por kur i është kërkuar të emërtojë  këto forca që po krijojnë destabilizim në Ballkan, Kotzias ka deklaruar në mënyrë lakonike se ato do të qartësohen dhe do të dalin në pah pas analizave të shumta.

Gjithashtu në deklaratën për shtyp të Ministrisë së Jashtme greke theksohet se Kotzias i ka raportuar palës amerikane nervozizmin e Ankarasë që kërkon ta transferojë atë tek vendet e treta, ndërsa bëhet me dije se janë zhvilluar edhe bisedime për sa i përket projekteve energjetike dhe ato të ndërtimit të linjave të reja hekurudhore në Greqi dhe rajon.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.