Zgjedhjet lokale 2015

KQZ ç’regjistron kandidatin e PD-së për Bashkinë e Kurbinit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ç’regjistruar kandidatin e Partisë Demokratike për kryebashkiak në Kurbin.

Ilir Pjetraj u ç’regjistrua, pasi ishte regjistruar jashtë afatit.

Më herët, nga gara për Bashkinë e Kurbinit u tërhoq kandidati tjetër i Partisë Demokratike, Altin Biba.

Për Bashkinë e Kurbinit do të kandidojë vetëm kandidati i së majtës.

Pas këtij vendimi reagoi përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Njazi Kosovrasti, i cili tha se “do ta ankimojmë vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, pasi bëhet fjalë për një vendim të çuditshëm.

“Pas dorëheqjes së kandidatit të parë, partia ka të drejtë të sjellë një tjetër. Qytetarëve po u mohohet e drejta e zgjedhjes”, tha Kosovrasti.

Ndërkohë, përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genci Gjonçaj, deklaroi: “PD-ja është në të drejtën e saj për ankimimin e vendimit, por unë mendoj se KQZ-ja mori një vendim të drejtë. Procesi nuk mund të mbetet peng nga problemet që kanë partitë me veten e tyre”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button