☁️
Tiranë 11°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,885 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,442 ▲ +0.44% ETH $2,247 ▲ +1.82% XRP $1.2564 ▲ +3.32% SOL $96.7500 ▲ +2.25%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

​KQZ-ja aprovon mbi 131 mijë kërkesa të diasporës për votim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka aprovuar mbi 131 mijë kërkesa të diasporës për votim.

Kështu ka njoftuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai ka njoftuar se KQZ ka përmbyllur shqyrtimin e të gjitha aplikimeve për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke aprovuar mbi 131 mijë kërkesa për votim nga diaspora.

Sipas të dhënave të KQZ-së, nga gjithsej 142,803 aplikime të pranuara, janë aprovuar 131,800, ndërsa 10,907 janë refuzuar dhe 96 janë anuluar.

“Mënyra më e përzgjedhur për të votuar, është votimi përmes postës. Nga 131,800 aplikime të aprovuara, 100,522 shtetas janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës, 3,502 të tjerë për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë dhe 27,776 janë regjistruar për të votuar fizikisht në ndonjërën nga përfaqësitë diplomatike”, ka thënë Elezi për Kp.

Votimi përmes postës do të fillojë më 25 maj dhe do të përfundojë më 6 qershor, ndërkaq, një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë, më 6 qershor organizohet votimi në përfaqësi diplomatike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.