☁️
Tiranë 20°C · Vranët 09 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▲0.51%
DOW 51,599 ▲0.72%
NASDAQ 27,332 ▲0.51%
NAFTA 91.29 ▼0.22%
ARI 4,215 ▲1.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $82,584 ▲ +2.42% ETH $2,485 ▲ +2.89% XRP $1.3831 ▲ +4.01% SOL $109.4900 ▲ +2.51%
S&P 500 7,805 ▲0.51 % DOW 51,599 ▲0.72 % NASDAQ 27,332 ▲0.51 % NAFTA 91.29 ▼0.22 % ARI 4,215 ▲1.4 % S&P 500 7,805 ▲0.51 % DOW 51,599 ▲0.72 % NASDAQ 27,332 ▲0.51 % NAFTA 91.29 ▼0.22 % ARI 4,215 ▲1.4 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut përmbylli me sukses Presidencën me Iniciativën Adriatiko-Joniane dhe Strategjinë të BE-së për Rajonin Adriatiko-Jonian (EUSAIR)

Me panelin përmbyllës ministror, ceremoninë simbolike të dorëzimit të presidencës tek Italia dhe konferencën për media, në Shkup u përmbyll me sukses Forumi i 11-të i EUSAIR dhe Takimi Ministror i Iniciativës Adriatiko-Joniane, thuhet në njoftimin e Ministrisë për Çështje Evropiane.

“Gjatë panelit të nivelit të lartë, ministrat dhe përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse riafirmuan rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, lidhshmërisë dhe integrimit evropian si faktorë kyç për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit Adriatiko-Jonian.

Në kuadër të ceremonisë zyrtare, Maqedonia e Veriut ia dorëzoi presidencën Italisë, duke shprehur mirënjohje për bashkëpunimin dhe mbështetjen e të gjitha vendeve pjesëmarrëse, institucioneve evropiane dhe partnerëve ndërkombëtarë gjatë presidencës së saj.

Përmes Deklaratës së Shkupit dhe diskutimeve të zhvilluara gjatë Forumit, u riafirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e dimensionit evropian të rajonit, avancimin e reformave dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve pjesëmarrëse.

Konferenca për media në përmbyllje të ngjarjes përcolli mesazhin se EUSAIR mbetet një platformë e rëndësishme për dialog, koordinim dhe afrimin gradual të rajonit me Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.