☁️
Tiranë 19°C · Vranët 19 May 2026
S&P 500 7,366 ▼0.49%
DOW 49,491 ▼0.39%
NASDAQ 25,908 ▼0.7%
NAFTA 103.81 ▼0.55%
ARI 4,493 ▼1.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007 EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007
₿ CRYPTO
BTC $76,785 ▼ -0.14% ETH $2,116 ▼ -0.6% XRP $1.3747 ▼ -0.7% SOL $84.7000 ▲ +0.14%
S&P 500 7,366 ▼0.49 % DOW 49,491 ▼0.39 % NASDAQ 25,908 ▼0.7 % NAFTA 103.81 ▼0.55 % ARI 4,493 ▼1.42 % S&P 500 7,366 ▼0.49 % DOW 49,491 ▼0.39 % NASDAQ 25,908 ▼0.7 % NAFTA 103.81 ▼0.55 % ARI 4,493 ▼1.42 %
EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007 EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007
19 May 2026
Breaking
Politika

Salianji i drejtohet PPE-ve kundra Berishës: Në PD po asgjesohen standartet demokratike

Pak ditë para procesit të votëbesimit të Sali Berishës si kryetar i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i është drejtuar partive popullore europiane si dhe liderëve të partive të qendrës së djathtë me një shkresë ku thekson se sipas tij në Partinë Demokratike po asgjesësohen standartet demokratike dhe pluralizmi i brendshëm.

Sipas Salianit, ai është përjashtuar padrejtësisht nga gara për postin e kryetarit të Partisë Demokratike. Lajmi i shpërndarë nga Salianji e gjeti Sali Berishën në konferencë për mediat, i cili në interes të tyre, la të kuptohet se nuk është i impresionuar nga lëvizja e radhës së Salianjit, ndërsa i kujton se vendi i tij është jashtë Partisë Demokratike.

“Ai që shkruan letër është një i vetëjashtuar nga kjo parti. Letrat e shkruara nga zyra e Edi Ramës apo ndonjë tjetri nuk kanë asnjë vlerë për Sali Berishën”, deklaroi kryedemokrati.

Edhe pse nuk do të ketë rival në datën 23 maj berisha vlerëson procesin si legjitim pasi sipas tij atje do të ushtrojnë vullnetin demokratët përmes parimit një anëtar një votë.

“Prania e kandidatëve është një diçka shumë e mirëpritur në këtë proces, por e vërteta është se në 75% të rasteve kur në garë është kryetari, për fat jo të mirë, të tjerë nuk hyjnë në garë”, tha Berisha. Menjëherë pas rikonfirmimit të tij në krye të Partisë Demokratike dhe mbledhjes së Kuvendit Kombëtar në fund të muajit maj, “Partia Demokratike”,- tha Berisha- “do të vendos edhe datën e protestës së radhës që me shumë gjasë do të jetë në fillim të muajit qershor”. “Opozita nuk ka pushime. Betejë, betejë dhe vetëm betejë”, theksoi Berisha.

/RTSH/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.