☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 111.78 ▲11.65%
ARI 4,697 ▼2.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,977 ▼ -1.77% ETH $2,068 ▼ -3.54% XRP $1.3184 ▼ -2.24% SOL $79.2100 ▼ -4.02%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.78 ▲11.65 % ARI 4,697 ▼2.42 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.78 ▲11.65 % ARI 4,697 ▼2.42 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Kredia për biznesin u rrit në të gjithë Rajonin këtë vit, vetëm në Shqipëri me ulje

Kredia për sektorin privat është zgjeruar me ritme më të shpejta këtë vit në të gjitha vendet e Rajonit, përveçse Shqipëria ku rënia e huasë sidomos për biznesin veçse është thelluar më tej.

Ritmi mesatar rajonal i rritjes së kredisë në periudhën Korrik 2017- 2018 ishte 9.1 për qind për kreditë e individëve dhe 3.2 për qind për kreditë për bizneset. Përjashtim bëri vetëm Shqipëria e cila shënoi rënie të huave për biznesin për periudhën në fjalë me shumë se 5%, analizoi Banka Botërore në një krahasim të posaçëm për ecurinë e kredisë në rajon në gjysmën e parë të këtij viti.

Kosova ka vazhduar të ketë rritjen më të fortë të kreditimit të sektorit privat me mbi 11 për qind në Korrik 2018, falë përmirësimit të kushteve të kreditimit, reformave për të forcuar zbatimin e kontratave, dhe për të zbutur sjelljen kundërshtuese të bankave ndaj rrezikut.

Të dhënat tregojnë se, në Malin e Zi, rritja e shpejtë e kredisë për sektorin privat tejkaloi 9 për qind, pasi cilësia e aktiveve vazhdoi të përmirësohej dhe depozitat, një burim kryesor i financimit për bankat vendase, u rritën ndjeshëm.

Kreditimi gjithashtu mbeti i fuqishëm në Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni dhe Serbi, ku norma e rritjes ishte 5 deri në 7 për qind.

Totali i kredive pësoi rënie në Shqipëri, duke reflektuar pjesërisht mbiçmimin e kohëve të fundit të monedhës vendase, i cili reduktoi vlerën e kredive në valutë.

Banka Botërore vlerësoi se pavarësisht progresit të përgjithshëm në zgjerimin e tregut të kredive në të gjithë Ballkanin Perëndimor, kredia e brendshme për sektorin privat vazhdon të mbetet shumë prapa niveleve të Bashkimit Evropian.

Niveli i kredive në këtë studim i referohet stokut të kredive për sektorin privat jo-financiar. Rritja e këtij stoku reflekton ndryshimet në stokun e kredive të reja (efekt pozitiv) si dhe të fshirjeve të NPL-ve (efekt negativ).

Banka Botërorë vë në dukje se, Bankat qendrore të Maqedonisë dhe Serbisë vazhdojnë të punojnë për de-euroizimin e bilanceve të bankave, duke aplikuar norma më të larta të rezervës së detyruar për depozitat në valutë se në monedhë vendase dhe duke caktuar koeficentë më të lartë rreziku për huamarrësit e pambrojtur.

Pas disa përpjekjeve për të ulur kreditimin në valutë, Banka e Shqipërisë në Janar të vitit 2018 prezantoi një strategji gjithëpërfshirëse për të reduktuar përdorimin e monedhës së huaj. Progresi për de-euroizimin ka qenë gradual; kreditë në valutë vazhdojnë të variojnë nga rreth 45 përqind e totalit të kredive në Maqedoni në mbi 60 për qind në Serbi dhe 50 përqind në Shqipëri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.