Kremlini: Putini me sindromën Asperger? Një idiotësi!
Një idiotësi që nuk meriton asnjë koment, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov kur u pyet për përfundimet e një organizmi studimor të varur nga Pentagoni, që ka ngritur hipotezën sipas së cilës presidenti rus, Vladimir Putin vuan nga sindroma Asperger.
Sipas një raporti të përgatitur nga US Naval College i Newport në Rhode Island për Departamentin amerikan të Mbrojtjes, presidenti rus është prekur nga një “çrregullim i gamës autike që ndikon në vendimet e tij”.
Ky dokument i vitit 2008 është publikuar nga e përditshmja amerikane “USA Today” duke u mbështetur në Aktin e Lirisë së Informimit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.