Politika

Kremtohet 85-vjetori i krijimit të Agjencisë së Sistemeve të Ndërlidhjes

Agjencia e Sistemeve të Ndërlidhjes së Informacionit (ASNI) ka zhvilluar sot ceremoninë e kremtimit të 85–vjetorit të krijimit të kësaj strukture mjaft të rëndësishme të Forcave të Armatosura.

Në ceremoni ishte i pranishëm zëvëndësministri i Mbrojtjes, Petro Koci, i cili u shpreh se sot është një ditë e rëndësishme për historinë e FA-së dhe për historinë e shtetit shqiptar. “Krijimi i shërbimit apo armës së ndërlidhjes 85 vite më parë përbën një moment të rëndësishëm në një nga shërbimet me rëndësi të veçantë në funksionimin, por në radhë të parë, për komandimin e strukturave ushtarake  të Forcave tona të Armatosura. Ne po përpiqemi që me këto standarde të jemi në lartësinë e kërkesave që ka NATO, në mënyrë që anëtarësimi ynë në këtë organizatë të rëndësishme politike dhe ushtarake të jetë një kontribut i denjë, ashtu siç është vlerësuar dhe është dëshmuar deri më sot”.

Në përfundim të pranishmit vizituan pajisjet me të cilat ky shërbim ka punuar ndër vite si dhe panë nga afër mjetet dhe sistemet më të reja që kjo strukturë ka në përdorim.

ASNI planifikon, zhvillon, instalon dhe siguron pajisjet e sistemet kompjuterike dhe të komunikimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Ajo siguron përputhshmëri me sistemet e automatizuara të komandimit, kontrollit, komunikimeve dhe ato kompjuterike të NATO-s. ASNI menaxhon dhe garanton sigurinë e sistemeve të automatizuara të informacionit të FARSH, trajnon personelin e nevojshëm që kërkohet për të përdorur dhe mirëmbajtur sistemet e automatizuara dhe të ndërlidhjes të FARSH.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button