☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,990 ▲ +0.03% ETH $2,043 ▼ -0.34% XRP $1.3009 ▼ -0.99% SOL $79.7800 ▼ -0.24%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Kronika

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako:  Janë 1528 objekte të dëmtuara, 50 banesa plotësisht dhe plasaritur 160 pallate

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka publikuar ditën e martë, 23 shtator, shifrat e para të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm i pasdites së të shtunës me magnitudë 5.8. Sipas tij, janë 1528 objekte të dëmtuara, nga të cilat 50 banesa janë shkatërruar plotësisht. “Nga raporti i fundit operativ, rezulton që janë raportuar 1528 objekte të dëmtuara, nga të cilat janë shkatërruar plotësisht 50 banesa, kryesisht në zonat rurale, janë plasaritur rreth 160 pallate, një qendër shëndetësore, 34 shkolla, 13 universitete publike,  2 kabina elektrike, 1 magazinë, 2 ura, 4 automjete. Të gjitha këto janë duke u monitoruar dhe vlerësuar situatën drejtpërdrejt. Mjetet u dëmtuan nga rënia e suvave dhe materialeve të ndryshme. Nuk duket të ketë dëme në strukturë të godinave në përgjithësi, por edhe të Gjeologji-Minierave, nga të dhënat e deri tanishme. Janë një sërë fshatrash të Durrësit, por edhe të Tiranës, Ndroqit, Vorës, Maminasit, ku banesat janë shkatërruar. Banorët janë sistemuar, është çuar një numër i konsiderueshëm çadrash për ata që nuk kanë dashur të largohen nga banesat e tyre”, tha Çako.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.