☁️
Tiranë 12°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $67,039 ▲ +1.27% ETH $2,027 ▲ +1.97% XRP $1.3532 ▲ +1.01% SOL $83.7100 ▲ +0.57%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kronika

Krijohet “ushtria” antiterror

Në-aeroportin-e-Rinasit-u-zhvillua-“Dita-e-Hapur”-në-kuadër-të-stëvitjes-së-përbashkët-shqiptaro-britanike-“Albanian-Lion-2014”-2-525x350Shqipëria do të ketë strukturën antiterror, ndër më të mëdhat në rajon, duke i dhënë një vëmendje te madhe luftës kundër terrorizmit në përgjithësi dhe parandalimit të rekrutimeve nga Shqipëria të luftëtarëve të ushtrisë së xhihadistëve të shtetit Islamik ISIS.

Nje rikompozim i Drejtorise se Antiterrorit e ka çuar ne 104 efektive nga 15 te tille qe kane qene pjese e kesaj strukture ne 20 vitet e kaluara. Nje urdher i dale nga ministri i Brendshem, Saimir Tahiri ka ngritur nje strukture antiterror, e cila i pershtatet te gjitha vendeve euroatlantike. Parimi i pergjithshem edhe i shteteve te medha europiane, gjej, fikso, godit, do te jete parimi edhe i policise shqiptare.

Top Channel ka siguruar nje kopje te ketij urdheri i dale para pak ditesh. Ne relacionin e tij thuhet se, Drejtoria Antiterror u ngrit pas vleresimit te situates ne vend, rajon e me tej, si dhe faktin qe Shqiperia eshte nje pjesemarrese ne koalicionin nderkombetar antiterror.

Ne perpunimet e fundit te informacioneve qe jane bere nga ekspertet e Policise Shqiptare ne terren konstatohet sipas tyre një tendence gjithmone e ne rritje te radikalizmit me theks fetar, nacional, etnik e politik.

Nje nga detyrat imediate qe i del perpara kesaj strukture mbetet fakti per frenimin e te rinjve shqiptare per t`u bashkangjitur forcave te ISIS. Ndalimi i rekrutimeve si edhe arrestimi i qe pergatisin luftetare per ISIS mbetet detyre prioritare e kesaj strukture se ciles i eshte 8-fishuar numri.

Por edhe shperthimet me eksploziv, te klasifikuara si akte terroriste do te jene gjithashtu objekt i punes se kesaj Drejtorie te re. Per te permiresuar cilesisht – thote relacioni – hetimin e akteve terroriste, u pa e udhes te rikompozohet krejt struktura ne Drejtori, duke  e rritur numrin e saj ne 104.

Bashkë me krijimin e Drejtorise Antiterror, do të ngrihet një sistem i sigurt transmetimi informacioni për hetimin e akteve terroriste. Gjithashtu do të ketë identifikim përmes metodave analitike të situatës së grupeve kriminale.

Drejtoria Antiterror do të ketë varësi direkte nga Drejtori i Policisë dhe për shkak të specifikës nuk do të ketë seli në godinën aktuale të Policisë. Drejtoria do të jetë e shtrirë në 12 qarqet e Policisë, ku përqëndrimi më i madh do të jetë në Tiranë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.