Kronika

Krimi i organizuar/ Kryepolici Didi takon homologun holandez

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, zhvilloi sot një takim me përfaqësuesin më të lartë të Xhandarmërisë Mbretërore të Holandës, Gjeneral Lejtnant J.A.J Hans Leijtens, si dhe delegacionin që e shoqëronte.

Drejtori-i-Përgjithshëm-i-Policisë-së-Shtetit-Artan-Didi-zhvilloi-një-takim-me-përfaqësuesin-më-të-lartë-të-Xhandarmërisë-Mbretërore-të-Holandës-Gjeneral-Lejtnant-J.A.J-Hans-Leijtens-1Në qendër të takimit të zhvilluar ishte forcimi i bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Xhandarmërisë Mbretërore Holandeze, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, terrorizmit dhe menaxhimit të kufijve. Po ashtu edhe në drejtim të shkëmbimit të eksperiencave dhe të informacioneve për të qenë sa më efikas në goditjen e fenomeneve kriminale.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, zhvilloi një takim me përfaqësuesin më të lartë të Xhandarmërisë Mbretërore të Holandës, Gjeneral Lejtnant J.A.J Hans Leijtens (3)

Gjatë këtij takimi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, duke shprehur kënaqësinë për vizitën e Leijtens, e cilësoi këtë vizitë si të një rëndësie të veçantë në kuadër të përpjekjeve që po bën Policia e Shtetit për ndërtimin dhe fuqizimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit me të gjitha agjencitë ligjzbatuese të vendeve të rajonit dhe të vendeve të BE-së.

Didi e njohu Leijtens me të gjitha reformat që janë ndërmarrë e po zhvillohen në Policinë e Shtetit si në aspektin organizativ, legjislativ dhe të zhvillimit profesional të burimeve njerëzore dhe me vizionin e organizatës për vitet në vijim, ku detyrat që shtrohen para policisë janë më madhore në kuadër të procesit të integrimit të plotë të vendit në Bashkimin Europian.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, zhvilloi një takim me përfaqësuesin më të lartë të Xhandarmërisë Mbretërore të Holandës, Gjeneral Lejtnant J.A.J Hans Leijtens

“Zhvillimin e organizatës e kemi prezantuar edhe në strategjinë  afatgjatë të Policisë së Shtetit për vitet në vijim, ku janë përcaktuar dhe prioritetet strategjike siç janë: përmirësimi i klimës në drejtim të zbatimit të ligjit në Shqipëri, me qëllim që të sundojë ligji, forcimi i luftës kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, forcimi i luftës kundër terrorizmit, ku në këtë kuadër është krijuar një strukturë e veçantë, e cila do të bashkëpunojë ngushtësisht me të gjitha agjencitë inteligjente brenda dhe jashtë vendit, menaxhimi i kufijve dhe kontrolli më i mirë i tyre me synim parandalimin e trafiqeve, policimi në komunitet, siguria rrugore, përmirësimi i logjistikës dhe teknologjisë, rritja e profesionalizimit dhe performancës së punonjësve të policisë, si dhe rekrutimi i punonjësve në moshë të re, më synim që mosha mesatare dhe arsimimi i tyre të jetë në proporcion të drejtë me moshën mesatare të popullsisë”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

Didi bëri edhe një panoramë të operacioneve më të suksesshme të Policisë së Shtetit në kuadër të luftës kundër drogës, siç janë operacioni i Lazaratit, ai i zhvilluar në Dukagjin etj, si dhe masat e marra për parandalimin e trafikut të qenieve njerëzore përmes kufirit të gjelbër, ku  vërehet një fenomen shqetësues në drejtim të tentativave për hyrjen ilegalisht të klandestinëve nga vendet e treta si Siria, Sudani, Algjeria, etj. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, zhvilloi një takim me përfaqësuesin më të lartë të Xhandarmërisë Mbretërore të Holandës, Gjeneral Lejtnant J.A.J Hans Leijtens (2)

Ndërkohë, përfaqësuesi i lartë i Xhandarmërisë Mbretërore të Holandës, Gjeneral Lejtnant J.A.J Hans Leijtens, duke përgëzuar z.Didi për objektivat e vendosur për zhvillimin e organizatës, shprehu gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit me Policinë e Shtetit dhe mbështetjen e prioriteteve për të realizuar sa më me efikasitet objektivat ambicioze të vendosura.

“Unë e vlerësoj vizionin tuaj  dhe në mënyrë të veçantë prioritetin që keni për burimet njerëzore. Dua t’ju përgëzoj gjithashtu për përkushtimin që keni edhe në drejtim të menaxhimit të kufijve dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe trafiqeve të paligjshme në përgjithësi. Unë jam i gatshëm që të bashkëpunoj  dhe t’ju ndihmoj në çdo drejtim dhe prioritet që ju keni për të realizuar sa më me efikasitet ato objektiva ambicioze që ju keni vendosur”, theksoi Leijtens.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button