🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 85.68 ▼1.35%
ARI 4,118 ▲0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,558 ▼ -0.42% ETH $2,114 ▼ -1.33% XRP $1.0927 ▼ -1.85% SOL $85.7700 ▼ -2.07%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.68 ▼1.35 % ARI 4,118 ▲0.09 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.68 ▼1.35 % ARI 4,118 ▲0.09 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

Tre persona janë vënë në prangat e policisë, pasi plagosën një ditë më parë pronarin e servisit, pasi nuk i pëlqeu ngjyra e makinës.

Në pranga u vunë E. D., 39 vjeç, banues në Korçë; E. Th., 40 vjeç, banues në Tiranë dhe L. M., 34 vjeç, banues në Korçë.

“U konfliktuan për motive të dobëta dhe dëmtuan me mjet prerës dhe sende të forta pronarin e një servisi automjetesh, vihen në pranga 3 autorët e dyshuar të ngjarjes së djeshme.

Procedohet penalisht edhe pronari i servisit pasi gjatë përfshirjes në konflikt, dëmtoi lehtë me mjet prerës, dy prej autorëve. Sekuestrohen mjetet prerëse dhe një automjet.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. Xh., 35 vjeç, banues në Korçë (pronari i servisit) për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Nga verifikimet e kryera rezulton se dy shtetasit E. D., dhe E. Th., kanë shkuar me një automjet tek servisi i shtetasit R. Xh., të cilin për motive të dobëta (pakënaqësi për një shërbim të kryer nga pronari i servisit) e kanë goditur me sende të forta dhe e kanë dëmtuar me mjet prerës. Ndërsa shtetasi L. M., është ndodhur rastësisht në servis dhe është përfshirë në konflikt. Gjithashtu edhe 35-vjeçari R. Xh., gjatë konfliktit ka dëmtuar lehtë me mjet prerës (gërshërë pune) shtetasit E. Th., dhe L. M.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe mjetet prerëse (një bisturi-thikë dhe një gërshërë). Pas ndihmës mjekësore të marrë në spitalin e Korçës, të dëmtuarit janë larguar në banesa”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.