☁️
Tiranë 16°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,590 ▼0.52%
DOW 45,983 ▼0.52%
NASDAQ 21,992 ▼0.73%
NAFTA 96.06 ▲0.63%
ARI 4,616 ▼5.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $69,720 ▼ -3.25% ETH $2,133 ▼ -4.45% XRP $1.4485 ▼ -1.11% SOL $88.1800 ▼ -2.4%
S&P 500 6,590 ▼0.52 % DOW 45,983 ▼0.52 % NASDAQ 21,992 ▼0.73 % NAFTA 96.06 ▲0.63 % ARI 4,616 ▼5.71 % S&P 500 6,590 ▼0.52 % DOW 45,983 ▼0.52 % NASDAQ 21,992 ▼0.73 % NAFTA 96.06 ▲0.63 % ARI 4,616 ▼5.71 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Kriza, bien dhe blerjet e gurëve të çmuar në Shqipëri

Ndonëse 10 vitet e fundit kanë nisur të shiten gurë të çmuar dhe diamante edhe në vendin tonë, tregu në Shqipëri është ende shumë i vogël, pohojnë disa nga argjendaritë kryesore për Monitor.
Drejtuesit e argjendarive pohojnë që më tepër kërkesa për blerje gurësh të çmuar ose bizhuterive të formuara me to, ka në raste festash ose në verë, megjithatë, këta blerës përbëjnë një përqindje shumë të vogël krahas totalit.
Në tremujorin e tretë 2015, importi i gurëve të çmuar ka pësuar një rënie prej 17 %, sipas vlerës, në kerhasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas INSTAT, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2015, janë importuar 276 mln lekë perla, gurë dhe metale të çmuara, nga 328 milionë lekë të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Argjendaritë pohojnë se në përpjekje për të tërhequr turistët e huaj kryesisht, mbajnë bizhuteri me të tillë gurë të çmuar, sidomos gjatë sezonit të verës, që të ofrohet i njëjti standard si në vendet jashtë.
Të dhënat e INSTAT tregojnë edhe se, sipas vlerës, në vitin 2015 importet e gurëve të çmuar kanë qenë më të ulëta, krahasuar me një vit më parë.
Drejtuesit tregojnë se edhe tregu informal i krijon probleme në këtë treg, duke qenë se blihen me një çmim të ulët bizhuteri që reklamohen me gurë “të çmuar”, origjina dhe cilësia e të cilëve nuk verifikohet.
Gurët e çmuar që tregtohen edhe në Shqipëri:
Sipas vendeve të origjinës
Smeraldet: Egjipt, Austri, Afganistan, Brazil etj.
Safirët: Sri Lanka, Tajland, Australi dhe Kamboxhia
Akuamarinë: Brazil, Zambia, Mozambik, Angola, Nigeri, Afganistan
Rubinë: Mianmar
Diamante: Kanada, Amerika Jugore, Afrikën Jugore dhe Lindore, Indi, Rusi, Australi, Azia Lindore etj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.