☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 98.99 ▼2.36%
ARI 4,774 ▲2.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,269 ▲ +2.31% ETH $2,124 ▲ +3.51% XRP $1.3526 ▲ +2.77% SOL $82.8500 ▲ +2.45%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.99 ▼2.36 % ARI 4,774 ▲2.03 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.99 ▼2.36 % ARI 4,774 ▲2.03 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Kriza ekonomike në Greqi rrit ndjeshëm nivelin e prostitucionit

Prostitucioni në Greqi është rritur kryesisht për shkak të krizës ekonomike, shkruan sot faqja e njohur informative elektronike greke GreekReporter.

prostitute

Një studim i fundit i kryer bashkërisht nga Departamenti i Kriminologjisë në universitetin ”Panteion”, Qendra Kombëtare për Kërkime Sociale (NCSR) dhe Avokati i Popullit në Greqi, arriti në përfundimin se prostitucioni në vend është rritur 1 500 për qind. Vajza të reja, të papuna janë duke ecur drejt rrugës së prostitucionit, ndërsa numri i viktimave të trafikimit njerëzor është
vazhdimisht në rritje. Në qendër të Athinës, shumë studente lëvizin në rrugë duke kërkuar për klientë në mënyrë që të jenë në gjendje të paguajnë për studimet e tyre. Sipas këtyre vajzave, nuk ka shumë klientë dhe si rezultat çmimet kanë rënë ndjeshëm. Në ditët e sotme, shumica e shtëpive publike në Athinë kushtojnë rreth 20 apo 30
euro, dhe gjithashtu veprojnë pa licenca. Sëmundjet seksualisht të transmetueshme (STD) të cilat ishin zhdukur, të tilla si sifilizi, kanë filluar të rishfaqen. Edhe pse i detyruar forcërisht, prostitucioni po shkatërron fytyrën demokratike të Evropës dhe tani po praktikohet gjerësisht. Trafikimi i grave vlerësohet të japë rreth tetë miliardë dollarë në vit në Evropë. Sipas një studimi të mëparshëm nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, vetëm 45 për qind e grave që janë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore arrijnë të shpëtojnë në 12 muajt e parë të robërisë së tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.