🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,565 ▼0.15%
DOW 46,415 ▼0.32%
NASDAQ 21,801 ▼0.18%
NAFTA 110.97 ▲10.84%
ARI 4,681 ▼2.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,969 ▼ -2.13% ETH $2,059 ▼ -3.81% XRP $1.3039 ▼ -3.74% SOL $79.0200 ▼ -7.02%
S&P 500 6,565 ▼0.15 % DOW 46,415 ▼0.32 % NASDAQ 21,801 ▼0.18 % NAFTA 110.97 ▲10.84 % ARI 4,681 ▼2.75 % S&P 500 6,565 ▼0.15 % DOW 46,415 ▼0.32 % NASDAQ 21,801 ▼0.18 % NAFTA 110.97 ▲10.84 % ARI 4,681 ▼2.75 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Kroaci, opozita fiton zgjedhjet; negociata për koalicion qeverisës

nKonservatorët e opozitës në Kroaci shpallën fitoren në zgjedhjet parlamentare të vendit, por pa shumicën e nevojshme parlamentare, çfarë i përball ata me sfidën jo të lehtë të krijimit të qeverisë.
Rezultatet e pjesshme zgjedhore tregojnë se partia HDZ do të sigurojë rreth 60 nga 151 vendet e Parlamentit, ndërsa aleanca e drejtuar prej socialdemokratëve llogaritet të marrë pak më shumë se 50. Konservatorët pritet tani të nisin zyrtarisht bisedimet për formimin e një koalicioni. Kreu i tyre, Tomislav Karamarko u tha gazetarëve në Zagreb se, triumfi sjell me vete edhe përgjegjësi.
“Fitorja na vendos në një pozitë kur duhet të marrim përgjegjësinë e drejtimit të një vendi, që është në situatë tepër të vështirë. Cilido që dëshiron të luftojë në krahun tonë për një jetë më të mirë në Kroaci, është i mirëpritur”, tha Tomislav Karamarko, kryetar i HDZ-së.
Edhe pse në tabelën e rezultateve renditet e treta, aleanca e kandidatëve të pavarur “Most” (apo Ura), është praktikisht fituesja e madhe e këtyre votimeve. Asaj pritet t’i takojnë 19 vende në Parlament, duke e kthyer në faktor të rëndësishëm sa i takon krijimit të një koalicioni qeverisës, ndonëse përpara procesit e ka bërë të qartë se, nuk synon bashkimin me asnjërën prej partive kryesore.
Dyndja e emigrantëve ishte një prej çështjeve më të nxehta të fushatës elektorale në Kroaci, ku deri më tani gjatë këtij viti llogaritet të kenë kaluar më shumë se 320 mijë vetë. Sondazhet parazgjedhore tregonin se, kryeministri Zoran Milanoviç dhe partia e tij socialdemokrate kishin siguruar mjaft mbështetje me dhembshurinë e treguar ndaj refugjatëve.
Por nuk ishin të paktë dhe kroatët që mbështesnin qasjen e Karamarkos, i cili sugjeron përdorimin e trupave dhe vendosjen e barrierave në kufi, me qëllim reduktimin e numrit të të ardhurve.
Përpos krizës së refugjatëve, ekzekutivit të ardhshëm kroat do t’i duhet të përballet edhe me një ekonomi të dobësuar. Papunësia ka mbërritur nivelin 15,4%, i treti më i lartë në Bashkimin Europian pas Greqisë dhe Spanjës, ndërsa rritja ekonomike sivjet ishte tepër e ulët, pasojë e një recesioni gati 6-vjeçar.
Ato të së dielës ishin të parat zgjedhje, që prej anëtarësimit të Kroacisë në BE, në vitin 2013.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.