☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.13 ▼0.62%
ARI 4,018 ▼0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,750 ▼ -0.36% ETH $2,309 ▼ -0.32% XRP $1.2982 ▲ +0.93% SOL $99.8600 ▼ -1.14%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.13 ▼0.62 % ARI 4,018 ▼0.52 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.13 ▼0.62 % ARI 4,018 ▼0.52 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Bota

Orban: Të hiqen sanksionet ndaj Rusisë për shkak të krizës energjetike në Evropë

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka paralajmëruar se Evropa po shkon drejt një krize të rëndë ekonomike dhe ka bërë thirrje për heqjen e menjëhershme të sanksioneve ndaj energjisë ruse.

“Evropa po shkon drejt një prej krizave më të rënda ekonomike në historinë e saj. Bota po përballet me një krizë serioze energjetike. Evropa është në rrezik të madh”, tha Orban në rrjetin social amerikan X.

“E vetmja rrugëdalje është heqja e sanksioneve të vendosura ndaj energjisë ruse. Menjëherë. Duhet të mendojmë jo për Putinin, por për vendin tonë dhe popujt tanë. Në vend të nxitjes së luftës, duaje dhe shpëto vendin tënd, Donald!”, shtoi ai.

Deklaratat e Orbanit erdhën si përgjigje ndaj presidentit polak, Donald Tusk, i cili kishte akuzuar liderin hungarez për minimin e unitetit evropian dhe për shërbim ndaj interesave strategjike të Rusisë.

“Kërcënimi i shpërbërjes së NATO-s, lehtësimi i sanksioneve ndaj Rusisë, një krizë e madhe energjetike në Evropë, ndalimi i ndihmës për Ukrainën dhe bllokimi i kredisë për Kievin nga Orban, e gjitha duket si plani i ëndrrave të Putinit”, tha Tusk në një postim.

Kriza globale e energjisë është thelluar pasi SHBA-ja dhe Izraeli nisën një ofensivë ajrore ndaj Iranit më 28 shkurt, duke shkaktuar deri më tani mbi 1.340 të vdekur, përfshirë udhëheqësin suprem të atëhershëm, Ali Khamenei.

Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin, si dhe Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë, si dhe duke tronditur tregjet globale dhe aviacionin.  /os/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.