☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 29 July 2026
S&P 500 7,403 ▼0.34%
DOW 52,081 ▼1.26%
NASDAQ 24,836 ▼0.16%
NAFTA 84.53 ▲6.65%
ARI 4,105 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051
₿ CRYPTO
BTC $64,486 ▲ +1.13% ETH $1,923 ▲ +0.9% XRP $1.0835 ▲ +2.29% SOL $74.0600 ▲ +0.19%
S&P 500 7,403 ▼0.34 % DOW 52,081 ▼1.26 % NASDAQ 24,836 ▼0.16 % NAFTA 84.53 ▲6.65 % ARI 4,105 ▲0.15 % S&P 500 7,403 ▼0.34 % DOW 52,081 ▼1.26 % NASDAQ 24,836 ▼0.16 % NAFTA 84.53 ▲6.65 % ARI 4,105 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051
29 Jul 2026
Breaking
Kosova

KRU “Mitrovica”: Në Vushtrri punëtorët u kërcënuan me armë gjatë shkyçjes së konsumatorit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka reaguar pas incidentit të raportuar gjatë realizimit të detyrave zyrtare nga punonjësit e saj në terren, ku pretendohet se ndaj ekipit të kompanisë është përdorur armë zjarri.

Sipas njoftimit të kompanisë, konsumatori ndaj të cilit po kryhej ndërhyrja ishte furnizuar rregullisht me ujë, por nuk kishte përmbushur obligimet financiare ndaj KRU “Mitrovica”.

Kompania ka bërë të ditur se, pavarësisht njoftimeve dhe paralajmërimeve të vazhdueshme, si dhe mundësisë për pagesë apo marrëveshje për shlyerjen e borxhit, detyrimet nuk ishin përmbushur.

“Gjatë ndërmarrjes së veprimeve për çkyçjen nga rrjeti, punonjësit tanë janë përballur me sjellje të dhunshme, ku, sipas informacioneve të deritanishme, ndaj tyre është përdorur armë zjarri”, thuhet në reagimin e kompanisë.

KRU “Mitrovica” ka bërë të ditur se incidenti ka përfunduar pa pasoja në njerëz, ndërsa ka dënuar çdo formë të dhunës dhe kërcënimit ndaj punonjësve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre.

Kompania u ka bërë thirrje Policisë së Kosovës dhe institucioneve të drejtësisë që ta trajtojnë rastin me seriozitet dhe të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për zbardhjen e plotë të tij.

Po ashtu, KRU “Mitrovica” ka kërkuar nga konsumatorët që çështjet lidhur me borxhet dhe pagesat t’i zgjidhin përmes rrugëve institucionale, duke theksuar se dhuna ndaj punonjësve që kryejnë detyrën e tyre nuk do të tolerohet./Telegrafi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.