Politika

Kryemadhi në Lezhë: Po cenove ëndrrat e një maturanti, ke cenuar të ardhmen e vendit

Lëviza Rinore për Integrim zhvilloi një takim me maturantët e qytetit të Lezhës. Pjesë e këtij takimi ishte edhe deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, Zëvendësministrja e Arsimit dhe e Sportit Nora Malaj, Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi etj.

Duke diskutuar përpara maturantëve të Lezhës, deputetja Kryemadhi nënvizoi rëndësinë që ka matura shtetërore për gjimnazistët pasi gabimet në procesin e Maturës Shtetërore cenojnë të ardhmen e të rinjve. “Unë urojë që matura shtetërore e këtij viti të jetë ajo çka ne presim të jetë sepse po cenove ëndrrat edhe shpresat e një maturanti, të një të riu, për të ardhmen, ke cenuar shpresat dhe të ardhmet e një vendi. Ju asnjëherë nuk duhet të bëni kompromis përsa i përket dijeve tuaja. Besoj tek forca, te besimi dhe tek vullneti dhe tek dëshira e juaj për ta ndryshuar këtë gjë”,- u shpreh deputetja e LSI-së përpara gjimnazistëve të Lezhës.

Lidhur me Maturën Shtetërore diskutoi edhe zëvendësministrja e Arsimit dhe e Sportit, Nora Malaj e cila u shpreh se Ministria e Arsimit po punon për Maturën Shtetërore dhe për përmirësimin e problematikave që lindën një vit për parë. “Ne jemi në fazën ku Ministria e Arsimit që po punon fort që gabimet e vjetshme dhe problematikat e vjetrat të cilat u mbarëtn vjet në kuadër të mos transparencës së plotë në kohë të maturës, në kuadër të mos informimit të plotë të maturantëve, në kuadër të fazave që do të kalonte për mbylljen e ciklit të parë që quhet provimet e maturës shtetërore. Për të vazhduar me fazën e dytë, që është faza për hyrjen në konkurrim dhe për mënyrën se si do të operohet në konkurrim, sivjet të jenë në kohë dhe unë jam e bindur që nga bashkëbisedimi që do të bëjmë sëbashku tashmë ju keni marrë gjithë informacionin e duhur”,- u shpreh zëvendësministrja e Arsimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button