🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,842 ▼ -2.08% ETH $2,055 ▼ -3.92% XRP $1.3191 ▼ -2.3% SOL $79.2100 ▼ -2.5%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
03 Apr 2026
Breaking
Politika

Kryemadhi: Në listën e PD vetëm kandidati i LSI-së në Kukës

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi foli sot në një intervistë televizive mbi mënyrën sesi opozita e bashkuar do të hyjë në zgjedhjet e 25 prillit. Ajo tha se LSI do të fusë kandidatin e saj në listën e PD vetëm në qarkun e Kukësit.

Po ashtu gjatë intervistës ajo tha se vetë do kandidojë në Fier, Elbasan, Tiranë. “Do shikoj deri të premten tjetër se ku do ta kem të katërtin, se ma ka bërë këtë nder Edi Rama”, u shpreh ajo.

Sipas Monika Kryemadhit, LSI ka në fokusin e saj socialistët e zhgënjyer nga Rilindja, të cilët në këto zgjedhje do të përfaqësohen po ashtu nga ish-zyrtarë të lartë të PS-së, të larguar së fundmi.

“LSI ka në fokusin e saj në këto zgjedhje socialistët e zhgënjyer të cilët në këto zgjedhje janë në një numër shumë të madh. Socialistët ndihen shumë komod me Monika Kryemadhin, Luan Ramën dhe shumë të tjerë pjesë të LSI-së. Ka nevojë për përfaqësi. Në Tiranë kandidon Blerti Liçaj, i cili vjen nga PS, Etjon Joka që ka qenë kryetar i PS në njësinë 1 etj.”, tha Kryemadhi.

“Qëllimi ynë nuk është të çojmë PS-në për skrap, por t’i rikthejmë identitetin e tyre. Unë e kam nisur jetën që 16 vjeç në PS. Socialistët e kanë të lehtë për të lexuar për kë punon Rilindja”, shtoi Kryemadhi.

Duke folur për listat e përbashkëta, Kryemadhi tha se ishte në diskutim qarku i Gjirokastrës, i Dibrës dhe Kukësit.

“Ne kemi lënë vetëm Kukësin, sepse në qarkun e Gjirokastrës vetë Partia Demokratike mori përsipër duke thënë që e marrin mandatin vetë. Ndërkohë që edhe Tavo sigurisht që e merr mandatin, madje mund të merrnin edhe një mandat të dytë, prandaj Rama ia hoqi mandatin e pestë Gjirokastrës, pasi kishte frikë se mos e merrte LSI dy mandate. Ndërsa në qarkun e Dibrës kandidati ynë kryesor që është dr. Hajri Laçi. Duhet të ishte një femër për listën e PD-së që të hynim në një listë të përbashkët, kështu që ne automatikisht jemi të detyruar që të dalim me listë më vete. Mandati i Dibrës është një mandat i konsoliduar, pasi kujtojmë që në 2017-ën LSI kishte kundër PDIU-në, Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste’”, – deklaroi Kryemadhi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.