Bota

Kryeministri britanik, Cameron: Të vendosur të luftojmë ISIS

Në valën e sulmeve në rritje të ISIS-it , koalicioni ndërkombëtar ka  shprehur zotimin e tij  për të ndaluar ekspansionin terrorist.

Pas sulmit në Irak ku mbeten të vrarë 120 persona dhe u plagosën rreth 130 të tjerë, Shtëpia e Bardhë rikonfirmoi angazhimin e Amerikës për të luftuar grupin ekstremist.

Ndërsa, kryeministri britanik në një intervistë për televizionin amerikan “NBC”, u shpreh se së bashku me Parlamentin, po e diskutojnë se çfarë mund të bëjnë më shumë për të ndaluar përhapjen e ISIS.

“Britania është e angazhuar për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara dhe me koalicionin që ata udhëheqin në luftën ndaj “kalifatit” të ngritur nga militantët e Shtetit Islamik në Irak dhe në Siri”, ka thënë kryeministri britanik.

Ndërkohë, Cameron do të mbajë një fjalim ditën e hënë për t’u bërë thirrje të rinjve që të mos joshen nga ideja për t’u bashkuar me ISIS.

Sipas kryeministrit britanik: Nëse ju jeni djalë, ata do t’ju vendosin bomba në trup dhe ju do të ndaheni nga kjo botë. E nëse jeni një vajzë, ata do t’ju skllavërojnë dhe abuzojnë me ju”.

Po ashtu presidenti rus, Vladimir Putin i ka dërguar një telegram homologut të tij irakian, Haider Al abadi , duke i riafirmuar mbështetjen e  pandryshueshme dhe solidaritet me popullin e Irakut dhe të Lindjes së Mesme, të cilët janë vazhdimisht nën presionin e  një luftë të gjatë dhe të vështirë kundër forcave ekstremiste.

Ndërkohë, qendra studimore amerikane kushtuar radikalizimit dhe dhunës, ka hartuar një hartë nëpërmjet së cilës tregon numrin e luftëtarëve të huaj që i janë bashkuar ISIS.

Shifrat e të rekrutuarve arrijnë nga 16 mijë luftëtarë deri në 20 mijë, ku vetëm në muajin e Ramazanit, 6 mijë persona u rreshtuan si trupa të rinj në radhët e kalifatit.

Ekspertët thonë se kontrolli i territoreve të mëdha, si edhe qarkullimi i shumtë i parave nga xhihadistët, e ka kthyer kalifatin në një organizatë terroriste, ndoshta edhe më të fuqishme se sa vetë Al Kaeda. Vetëm se në ndryshim, ISIS ka armatime të teknologjisë së fundit dhe një influencë të madhe në rrjete sociale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button