☁️
Tiranë 18°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 103.63 ▲7.31%
ARI 4,750 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $70,713 ▼ -1.25% ETH $2,184 ▼ -1.34% XRP $1.3291 ▲ +0.05% SOL $81.9300 ▼ -0.45%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 103.63 ▲7.31 % ARI 4,750 ▼0.79 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 103.63 ▲7.31 % ARI 4,750 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Kryeministri i Greqisë takim me Biden në Shtëpinë e Bardhë me 16 maj

Zyra kryeministrore në Greqi ka bërë me dije se kreu i qeverisë greke Kyriakos Mitsotakis do të takohet në 16 maj me presidentin amerikan Joe Biden. Njoftimi është bërë pas ftesës që ka publikuar përfaqësuesja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki në të cilën midis të tjerash thuhet se: “Presidenti Biden mirëpret me padurim kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis në Shtëpinë e Bardhë më 16 maj 2022. Vizita e tij ofron mundësinë për të konfirmuar bashkëpunimin tonë të fortë dypalësh dhe për të festuar 201 vjetorin e pavarësisë greke. ”

Është një takim tek i cili qeveria greke investon shumë në planin politik, ndërkohë që sipas Athinës zyrtare ka një rëndësi të veçantë gjeostrategjike pasi kërkohet dhe synohet riafirmimi i Greqisë në rolin e saj si një shtyllë stabiliteti në rajonin e gjerë të Mesdheut, por edhe si një aleat i besueshëm i NATO-s.

Mbrëmjen e së enjtes pas një komunikimi mes kryeministrit grek dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, ky i fundit ka falënderuar Greqinë për qëndrimin e saj në Ukrainë duke ofruar ndihmë humanitare dhe mbrojtëse, por edhe duke zbatuar sanksionet e vendosura nga Perëndimi ndaj Rusisë.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Biden dhe Mitsotakis do të diskutojnë përpjekjet e vazhdueshme me aleatët dhe partnerët për të mbështetur popullin e Ukrainës dhe për të imponuar kosto ekonomike ndaj Rusisë për agresionin e saj. Ata do të diskutojnë bashkëpunimin e ngushtë për sfidat globale, duke përfshirë ndryshimet klimatike dhe sigurinë energjetike.

Gjithashtu do të vlerësojnë përpjekjet e përbashkëta për të promovuar sigurinë globale nëpërmjet NATO-s, si dhe synimet e përbashkëta për paqen dhe prosperitetin në rajon.”Ata do të festojnë gjithashtu historinë, vlerat demokratike dhe lidhjet tregtare dhe investuese që kanë bashkuar popujt dhe vendet tona për breza” ka deklaruar zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki, me origjinë greke – nga babai i saj, i cili ka lindur në Mesini.

Kjo është hera e parë që Kyriakos Mitsotakis takohet me Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.Sipas Athinës në krye të “rendit të ditës” në takim do të jetë agjenda energjetike, me Greqinë që jep mesazhin se mund të bëhet qendra e transportit të energjisë nga Izraeli dhe Egjipti në Evropë, në këtë moment që kontinenti plak po promovon pavarësinë e tij nga energjia ruse.

Në tryezë pritet të jetë edhe çështja e furnizimit të BE-së dhe Greqisë me gaz natyror të lëngshëm (LNG),ndërsa Athina thotë se do të paraqisë edhe zhvillimet në Mesdheun Lindor dhe provokimet e Turqisë. Vizita e Mitsotakis në Shtëpinë e Bardhë i paraprin takimit të ardhshëm të grupit 3+1 (Greqi, Qipro, Izraeli dhe SHBA), në të cilin do të marrë pjesë edhe kreu i diplomacisë amerikane Antony Blinken.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.