☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.35 ▼1.39%
ARI 4,074 ▲0.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,744 ▲ +0.99% ETH $2,347 ▲ +1.33% XRP $1.3248 ▲ +2.34% SOL $101.1500 ▲ +0.76%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.35 ▼1.39 % ARI 4,074 ▲0.87 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.35 ▼1.39 % ARI 4,074 ▲0.87 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Politika

Kryeministrja e Japonisë: Mbështesim fuqishëm anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Rama: Bashkëpunim i fortë për stabilitetin dhe vizionin Indo-Paqësor

Kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, ka deklaruar mbështetjen e plotë të vendit të saj për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, gjatë një fjale pas ceremonisë zyrtare të pritjes së Kryeministrit shqiptar Edi Rama në Tokyo.

Takaichi e vlerësoi Shqipërinë si një partnere të rëndësishme me të cilën Japonia ndan vlera dhe parime të përbashkëta, duke theksuar gjithashtu progresin e negociatave të vendit me BE-në.

“E mirëpres me zemër vizitën e Kryeministrit Rama sot. Shqipëria është një partnere e rëndësishme me të cilën ndajmë vlera dhe parime të përbashkëta. Jemi të kënaqur që negociatat e Shqipërisë me BE po përparojnë në mënyrë të qëndrueshme. Japonia do të vijojë të mbështesë fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë”, u shpreh ajo.

Ajo vlerësoi gjithashtu rolin e Shqipërisë në stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor, duke e cilësuar rajonin si me histori komplekse. Sipas saj, bashkëpunimi mes dy vendeve do të thellohet edhe më tej, veçanërisht në fushën e sigurisë, ndërsa Japonia mbështet vizionin për një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur.

Takaichi theksoi se ky vizion synon forcimin e autonomisë dhe qëndrueshmërisë së rajonit, duke e bërë atë më të fortë përmes bashkëpunimit dhe partneritetit mes vendeve.

“Respekt Shqipërisë për kontributin në stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor, rajon me histori komplekse. Falendroj nga zemra për mbështetjen nga vizioni për një indo-paqësor të lirë dhe të hapur.

Ky vizion zhvillon qasjen e mëparshme duke vendosur autonominë dhe qëndrueshmërinë si element thelbësorë, që rajoni të bëhet së bashku më i fortë”, u shpreh kryeministrja japoneze.

Nga ana e tij, Kryeministri Rama e cilësoi takimin si një nga më të veçantët në vizitat e tij ndërkombëtare, duke theksuar se është vizita e tij e dytë e shkurtër në Japoni dhe një moment i rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

“Me shumë kënaqësi presim fuqizimin e kësaj marrëdhënieje të bazuar në vlera dhe parime të përbashkëta”, u shpreh Rama, duke shtuar se Shqipëria mbështet plotësisht strategjinë e Indo-Paqësorit.

Ai nënvizoi gjithashtu dëshirën për të eksploruar forma të reja bashkëpunimi me Japoninë, veçanërisht në fusha me interes të përbashkët.

Në fund të deklaratës së tij, Rama i drejtoi një ftesë Kryeministres japoneze për të vizituar Shqipërinë vitin e ardhshëm, me rastin e Samitit të NATO-s që do të mbahet në Tiranë. Ai theksoi se kjo do të ishte vizita e parë e një kryeministri japonez në Shqipëri në kohë paqeje.

“Faleminderit dhe pres me kënaqësi bashkëbisedimin tonë”, përfundoi Rama, duke e uruar gjithashtu homologen e tij për fitoren dhe duke vlerësuar faktin që ajo drejton qeverinë japoneze.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.