Tiranë 28°C · Pjesërisht vranët 22 May 2026
S&P 500 7,472 ▲0.36%
DOW 50,572 ▲0.57%
NASDAQ 26,355 ▲0.23%
NAFTA 97.57 ▲1.27%
ARI 4,499 ▼0.97%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3662 EUR/MKD 61.6974 EUR/RSD 117.4178 EUR/TRY 53.0567 EUR/JPY 184.67 EUR/CAD 1.5988 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3662 EUR/MKD 61.6974 EUR/RSD 117.4178 EUR/TRY 53.0567 EUR/JPY 184.67 EUR/CAD 1.5988
₿ CRYPTO
BTC $76,844 ▼ -0.36% ETH $2,119 ▼ -0.2% XRP $1.3545 ▼ -0.27% SOL $86.6700 ▲ +0.55%
S&P 500 7,472 ▲0.36 % DOW 50,572 ▲0.57 % NASDAQ 26,355 ▲0.23 % NAFTA 97.57 ▲1.27 % ARI 4,499 ▼0.97 % S&P 500 7,472 ▲0.36 % DOW 50,572 ▲0.57 % NASDAQ 26,355 ▲0.23 % NAFTA 97.57 ▲1.27 % ARI 4,499 ▼0.97 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3662 EUR/MKD 61.6974 EUR/RSD 117.4178 EUR/TRY 53.0567 EUR/JPY 184.67 EUR/CAD 1.5988 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3662 EUR/MKD 61.6974 EUR/RSD 117.4178 EUR/TRY 53.0567 EUR/JPY 184.67 EUR/CAD 1.5988
22 May 2026
Breaking
Politika

Rama nga Japonia: Vetëm anëtarësim në BE, nuk ka një plan B!

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka mbajtur këtë të premte, 22 maj, fjalën në Universitetin e Kombeve të Bashkuara në Tokio, Japoni.

Rama u ndal tek rrugëtimi i Shqipërisë në unionin evropian. Ai u shpreh se vendi nuk ka qenë kurrë më pranë Bashkimit Evropian si tani, teksa theksoi se Shqipëria është në përmbyllje të negociatave.

Është historia që ndodh kur zëvendësohet arsyeja dhe kur izolimi zëvendëson bashkëpunimin, dhe kur komunizmi ra shqiptarët bënë një zgjedhje jo vetëm politike, por edhe ekzistenciale, zgjodhëm demokracinë. Për ne integrimi evropian nuk ka qenë kurrë proces burokratik e as ka qenë aksesi në një bankomat; është aspiratë kombëtare, një zgjedhje për t’u përkitur një familjeje demokratike.
Shqipëria sot është më afër se kurrë me BE dhe asnjëherë nuk e kemi parë të jetë kaq konkrete, në asnjë moment të historisë sonë moderne. Në vijim të çeljes së negociatave për anëtarësim, kemi hyrë në fazën vendimtare dhe javën e ardhshme do të kemi konferencën kyçe me BE që i jep fill një faze të re të mbylljes së negociatave brenda një viti e gjysmë
“, tha ai.

Kryeministri u shpreh se rrugëtimi i mbetur përpara për bashkimin me BE është i vështirë, teksa theksoi se qeveria e tij nuk ka një “plan B” përveç integrimit me unionin evropian.

Rruga përpara mbetet sfiduese, por kurrë nuk kemi qenë më të vendosur, kurrë madje as kemi imagjinuar apo menduar një plan B përveç BE. Jemi të bindur që nuk ka kurrë plan B kundrejt demokracisë; anëtarësimi në BE është pikërisht kjo, nuk ka të bëjë me hyrjen në një organizatë, por ndërtimin e institucioneve që s’i kemi pasur kurrë, forcimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe një shtet që i shërben qytetarëve. Përtej gjithçkaje, që t’i japim vetes një vend në një hapësirë ku liria, siguria dhe bashkëpunimi janë vlerat dhe parimet themelore të bashkëekzistencës. Një prej kapitujve më të thellë të vendit tonë ka qenë reforma jonë në drejtësi, një prej reformave më të thella e më të vështira që ka marrë Shqipëria. Të ndryshosh ligjet është e lehtë, dhe në Shqipëri është më e lehtë se në Japoni. Të ndryshosh zakonet, pritshmëritë, sistemet e mbërthyera është e vështirë. Por reformat që kanë peshë nuk janë të lehta“, tha ai.

Kujtojmë se më 21 maj, kreu i qeverisë ishte në kryeqytetin e Koresë së Jugut, ku mbajti një fjalim në Konferencën Aziatike të Lidershipit. Ai u takua edhe me homologun e tij Kim Min-seok, ndërsa në rrjetet e tij sociale ndau foto nga takimet me disa nga “kolosët e industrisë koreano-jugore”, siç i quan ai drejtuesit e kompanive LG Group, KIA Coorporation, LOTTE GROUP.

Në këtë tur, ai shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe delegacioni shqiptar.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.