Politika
Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Maja Gojkoviç viziton nesër Tiranën
Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, znj. Maja Gojkoviç do të vizitojë nesër Tiranën me ftesë të Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta do të presë nesër, në orën 10:00 në një takim në Kryesinë e Kuvendit, Kryetaren e Parlamentit të Serbisë, Maja Gojkovic dhe delegacionin që e shoqëron. Pas takimit do të ketë edhe një prononcim të përbashkët për shtyp.
Gjatë vizitës së saj në Tiranë, Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, znj. Maja Gojkovic do të takohet me krerët më të lartë të vendit, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.