Maqedonia
Kryqi i kuq i Maqedonisë ofron ndihmë për rajonet e goditura nga tërmeti në Itali
Kryqi i Kuq i Maqedonisë ka kontaktuar me homologët e tyre në Itali për t’u ofruar mbështetje për menaxhim më efikas nga pasojat e tërmetit që ka goditur këto ditë Italinë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Me këtë rast, Kryqi i Kuq i Maqedonisë është i gatshëm që në periudhën në vazhdim të dërgojë ndihma humanitare në mjete financiare nga Fondi i Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe nga Gjysmëhëna e kuqe, të cilat janë të destinuara për ndihmë dhe mbështetje të popullatës që ka pësuar nga tërmeti.