KS i OKB debaton për Kosovën
Një ditë pas Konferencës së Berlinit për Ballkanin, në Nju Jork mbahet seanca e KS për Kosovën. Sekretari i Përgjithshm kërkon ndër tjera edhe vazhdimin e dialogut të Kosovës me Serbinë
Në raportin tremujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB Ban Ki Moon, thuhet se “Kosova deri në vitin 2015 duhet të krijojë edhe një gjykatë speciale e cila do të merrej me akuzat për krimet e Ushtrisë Çrimitare të Kosovës (UÇK) ndaj serbëve dhe të tjerëve.
Ata që kanë bërë krime të përgjigjen
Bani kërkon në raportin e tij “mbështetje të fuqishme të institucioneve të Kosovës por edhe Bashkimit Evropian dhe bashkësisë ndërkombëtare për themelimin dhe funksionimin e gjykatës speciale”. Raportin e Clint ëilliamson e quan “të një rëndësie të veçantë për respektimin e parimeve elementare të së drejtës ndërkombëtare”, duke shtuar se ata që kanë kryer krime duhet të përgjigjen”, sepse vetëm në këtë mënyrë “mund të nxitet pajtimi dhe shërimi i plagëve nga e kaluara në Kosovë”.
Në senacën ku qëndrimet e Kosovës dhe Serbisë do t’i paraqesin ministrat e jashtëm Enver Hoxhaj dhe Ivica Daçiq do të bëhet fjalë edhe për ngecjet në realizimin e Marrëveshjes së Brukselit. Ban Ki Moon i ka përshëndetur zgjedhjet e lira në Kosovë dhe kërkon vazhdimin sa më të shpjetë të dialogut me Beogradin, për zgjidhjen e problemve të mbetura në raportet mes këtyre dy vendeve.
Marrëveshja dhe dialogu
“Zbatimi i plotë dhe i denjë i Marrëveshjes së Brukselit duhet të mundësojë edhe hapjen dhe zgjidhjen në nivelin më të lartë të çështjeve të mbetura kontestuese, me ndërmjetësimin e BE-së”, pohon Ban duke shtuar se palët kanë treguar deri tani “një përkushtim të fuqishëm në procesin e integrimeve evropiane, i cili nënkupton edhe normalizimin e raporteve mes këtyre vendeve”.
Bani përshëndetë edhe krijimin e komunave në veri të Kosovës si dhe miratimin e statuteve të reja komunale. Ai dënon demonstrata e dhunshme të 22 qershorit duke nënvizuar se incidentet vetëm sa mund të tensionojnë gjendjen edhe më shumë. “Duhet ikur mundësinë e veprimeve të njëanshme dhe retorikën e cila nxiton konfliktet. Problemet duhet të zgjidhen me dialog”, pohon ai. Raporti përfshinë periudhën prej 16 prill deri me 15 qershor.