Politika

Kukan: Shumë i lumtur që shoh lajme të mira nga Shqipëria

Raportuesi për Shqipëri në Komisioni Europian, Eduard Kukan ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes mazhorancës dhe opozitës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Përmes një postimi në Twitter, Kukan shprehet se ndjehet i lumtur që merr lajme të mira nga Shqipëria pasi kryeministri Rama dhe kryeopozitari Basha kanë arritur një marrëveshje.

“Shumë i lumtur të shoh lajme të mira nga Shqipëria këtë mëngjes, pasi Kryeministri Rama dhe Lulzim Basha arritën një marrëveshje për zgjedhjet”, shkruan Kukan në Twitter.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button