☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 98.85 ▼1.27%
ARI 4,787 ▼0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,117 ▼ -0.12% ETH $2,144 ▲ +2.1% XRP $1.3489 ▲ +0.77% SOL $80.9600 ▼ -2.22%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.85 ▼1.27 % ARI 4,787 ▼0.54 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.85 ▼1.27 % ARI 4,787 ▼0.54 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Kultivimi i kanabisit, aksione në Vlorë dhe Shkodër; zbulohen dhe asgjësohen parcelat

Policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar 5.780 rrënjë kanabis sativa, ka arrestuar një grua 54-vjeçare, ndërsa ka shpallur në kërkim bashkëshortin e saj dhe dy djemtë e tyre.

Policia rajonale bëri të ditur zyrtarisht se, bima narkotike, me lartësi deri në 65 cm, u zbulua në dy sera në fshatin Oshtimë, në afërsi të pyllit, e vendosur në kubikë dhe gati për t’u mbjellë në tokë.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore ka rezultuar se, serat ku u gjet bima narkotike janë në pronësi të shtetasit Bujar Kamberaj. Gjithashtu, sipas policisë, në këtë veprimtari është përfshirë edhe bashkëshortja e tij, Shqiponja Gj. Kamberaj, banuese në fshatin Oshtimë dhe e arrestuar në flagrancë.

Policia tha se ka shpallur në kërkim bashkëshortin e 54-vjeçares dhe dy djemtë e tyre, Helis dhe Enea Kamberaj, përkatësisht 27 dhe 31 vjeç.

Ndërkohë, edhe policia e Shkodrës ka asgjësuar po mëngjesin e sotëm 888 rrënjë kanabis, që ishin kultivuar në dy parcela, në një fshatin e thellë malor të Shllakut.

Sipas policisë, aksioni është bërë pas një informacioni të marrë në rrugë operative. Pas identifikimit të parcelave, këqyrjes së vendit të ngjarjes, fotografimit dhe marrjes së mostrave është bërë asgjësimi me djegie i bimëve narkotike.

Burime nga policia sqarojnë se kanabisi ishte kultivuar në një terren të pyllëzuar malor pa pronar. Ndërkohë, policia po heton për identifikimin e personave përgjegjës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.