☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,609 ▼0.63%
DOW 52,366 ▼0.39%
NASDAQ 26,140 ▼0.73%
NAFTA 103.44 ▲3.39%
ARI 4,316 ▼2.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $78,420 ▲ +1.76% ETH $2,501 ▲ +0.54% XRP $1.4003 ▲ +4.18% SOL $101.8300 ▲ +1.47%
S&P 500 7,609 ▼0.63 % DOW 52,366 ▼0.39 % NASDAQ 26,140 ▼0.73 % NAFTA 103.44 ▲3.39 % ARI 4,316 ▼2.11 % S&P 500 7,609 ▼0.63 % DOW 52,366 ▼0.39 % NASDAQ 26,140 ▼0.73 % NAFTA 103.44 ▲3.39 % ARI 4,316 ▼2.11 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Kronika

Kumbaro takon artistët, jam gati të pres një propozim të një modeli

Në kulmin e debatit mes artistëve dhe Ministrisë së Kulturës, Ministrja Mirela Kumbaro takoi dje në mbrëmje përfaqësues të shoqatës Skena e Pavarur.

 Statusi i Artistit ishte shqetësimi kryesor i përfaqësuesve, i cili sipas tyre në këto vite demokracie, ka qenë në rënie të lirë. Një tjetër shqetësim që ngritën artistët, që lidhet me Projektligjin e Ri për Artin dhe Kulturën, është emërimi i drejtuesve të institucioneve kulturore, i cili sipas projektligjit të ri, parashikon të bëhet direkt nga ministrja, një pikë ku artistët nuk janë dakord.

“Shqetësimi i artistëve është që ata nuk kanë asgjë në dorë, pasi çdo gjë bëhet sipas sistemit vertikal, ku drejtorin e emëron kryeministri. Nuk është fare e natyrshme, që bordi i një teatri, apo bordi i një institucioni publik, të emërohet sipas një skeme vertikale. Duhet të përmirësohet ligji, me qëllim që artistët të kenë tagër në vendimmarrje, të kenë mazhorancën, jo minorancën”, u shpreh Gjergj Prevazi

“Jam gati të pres një propozim të një modeli, që funksionon, që edhe të mos bëjmë eksperimente”, tha ministrja Kumbaro.

Artistët kërkuan kohë për të dalë mbi një model konkret, të cilin do ta propozojnë në takimin e radhës me ministren.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.