☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,629 ▼0.37%
DOW 52,487 ▼0.16%
NASDAQ 26,218 ▼0.44%
NAFTA 102.91 ▲2.86%
ARI 4,329 ▼1.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $78,608 ▲ +1.82% ETH $2,515 ▲ +0.63% XRP $1.4089 ▲ +4.59% SOL $102.1500 ▲ +1.46%
S&P 500 7,629 ▼0.37 % DOW 52,487 ▼0.16 % NASDAQ 26,218 ▼0.44 % NAFTA 102.91 ▲2.86 % ARI 4,329 ▼1.82 % S&P 500 7,629 ▼0.37 % DOW 52,487 ▼0.16 % NASDAQ 26,218 ▼0.44 % NAFTA 102.91 ▲2.86 % ARI 4,329 ▼1.82 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Opinion

Turni i tretë dhe tik-toku

Nga ARTUR AJAZI

Për 45 vite me radhë, shqiptarët, ose shumica e tyre, duke mos përjashtuar edhe zyrtarët, punuan, jetuan, dhe gëzuan jetën me tre turne. Punohej me tre turne në uzina, fabrika, kombinate, hidrocentrale, ndërmarrje te vogla, të mesme dhe të mëdha.

Me tre turne punonte mjeku dhe agronomi, elektricisti dhe oficeri, polici dhe zyrtari. Ishte e pamundur të gjeje punë, ku të mos kishte turn të dytë dhe të tretë. Në 1988, Ramiz Alia urdhëroi që uzinat, fabrikat dhe kombinatet të aplikonin “sistemin 4 turnësh”. Kishte apo nuk kishte shtet, kishte apo nuk kishte demokraci apo të drejta të njeriut, fakti ishte se shqiptarëve u binte bretku në punë, si punëtorit apo dhe lapsaxhiut.

Nuk kishte as celularë, as whatsapp, dhe aq më keq akoma, tik-tok. Ky i fundit, në Shqipëri, ka sjellë mijëra halle, probleme, sherre, debate, grabitje, plagosje, dhe shumë vrasje. Nga tik-toku, janë ndarë çifte (40 për qind e divorceve në shkallë vendi), kanë ndodhur sherre, plagosje, vrasje, madje mes oborreve të shkollave.

Nga tik-toku, janë ndeshur banda mes tyre, nga tik-toku janë vjedhur para, banesa, kanë ndodhur aksidente, dhe fenomene të tjera që kanë rënduar shumë jetën e çdo moshe dhe brezi. Edi Rama e mbylli tik-tokun vitin e kaluar, nisur nga 2 vrasje nxënësish që ndodhën pas sherreve, në oborre shkollash, dhe ambiente fare pranë tyre. Fakti është se, nxënësit e shkollave 9 vjeçare dhe të mesme, janë thellësisht dhe masivisht të prekur nga epidemia “tik-tok”.

Ata përgjatë gjithë vitit shkollor, 90 për qind të kohës në shtëpi, shkolla dhe jashtë saj, e shijojnë me tik-tok. Atje shohin video, hedhin video, japin “like” ose shajnë moshatarët e tyre, atje ushtrojnë presion ndaj shokëve, shoqeve, apo dhe moshave të mëdha.

Shkurt, tik-toku, është kthyer në përbindësh, që po ha koka njerëzish. Mbi 90 për qind e të rinjve sot, nuk e shohin punën si zgjidhjen e vetme të halleve të tyre, e nevojave të tyre financiare dhe familjare, ndaj janë rritur shumë edhe rastet e veprimeve ekstreme edhe ndaj jetës. Vitin e kaluar 3 vajza, kanë dashur ti japin fund jetës, pasi janë shantazhuar nga tik-toku i shokëve dhe miqve të tyre.

U ndala në fillim të shkrimit tek “turni i tretë”, pasi asokohe puna, angazhimet me problemet e tjera që i takonin punës dhe halleve familjare, nuk i linin kohë e shkak të rinjve të asaj kohe, të merreshin me “cic-mice”. Ata e kishin të zënë kohën me mësime, (pasi shkolla kishte rregulla të tjera strikte) me lexime dhe studime jashtëshkollore, me aktivitete reale të cilat mundësonin procesin edukativ. Fatkeqësisht sot në shkolla, ka rënë plotësisht “rybja” e mësuesit.

Mësuesi shihet nga nxënësi si “njeriu që nuk duhet ta prekë, nuk duhet ta qortojë, dhe nuk duhet ta ndëshkojë, edhe kur ulëret mes klasës, edhe kur filmon mësuesen, edhe kur shikon video mes orës së mësimit nga tik-toku”. Sot nxënësi është “lule mos prek”, pasi ndryshe të merr erëzin.

Të thërret mamin, babin, kushëririn, apo të fortin e lagjes, të denoncon në drejtori, dhe mësuesi që interesohet për mbarëvajtjen e orës mësimore, apo që ka raportuar në drejtori nxënësin rrebel, merr vërejtje, apo ikën nga puna. Jemi apo nuk jemi në “dhemokraci”?

Natyrisht këto ngjasin vetëm në Shqipëri. Nuk ngjasin kurrë në Greqi, Itali, madje as në Moldavi. Ndaj i takon gjithë shtresave të kësaj shoqërie, kryesisht intelektualëve dhe specialisteve të fushës së arsimit, ti japin zgjidhje një situate, e cila po agravon problematikat në shkolla dhe jo vetëm. Synimi është, të rriten breza të arsimuar, të edukuar, të formuar, për të qenë nesër të denjë për veten, familjen dhe shoqërinë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.