☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 21 August 2026
S&P 500 7,641 ▼0.87%
DOW 52,759 ▼1.32%
NASDAQ 26,067 ▼1%
NAFTA 86.68 ▼0.17%
ARI 4,583 ▲0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
₿ CRYPTO
BTC $74,819 ▲ +7.89% ETH $2,361 ▲ +4.65% XRP $1.2976 ▲ +17.45% SOL $90.0800 ▲ +6.1%
S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.68 ▼0.17 % ARI 4,583 ▲0.25 % S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.68 ▼0.17 % ARI 4,583 ▲0.25 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
21 Aug 2026
Breaking
Kosova

Kuota gjinore, gratë në subjektet politike për zgjedhjet parlamentare ndër vite

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), tash e disa vite me radhë, monitoron dhe inkurajon subjektet politike që përpilimi i listave zgjedhore të jetë në përputhje me Ligjin për Barazi Gjinore, i cili synon përfaqësim të barabartë 50-50 ndërmjet grave dhe burrave.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se megjithatë, të dhënat nga zgjedhjet parlamentare të viteve 2019, 2021, 2025 dhe të planifikuarat për 2026 tregojnë se partitë politike vazhdojnë të mbesin kryesisht në nivelin minimal të kuotës gjinore prej 30%, të përcaktuar me Ligjin për Zgjedhje.

“D4D përsëri fton të gjitha subjektet politike që, përtej respektimit të kuotës minimale gjinore, të sigurojnë përfshirje të barabartë të grave në listat zgjedhore, në fushatat elektorale, në pozitat vendimmarrëse dhe në debatet publike e televizive”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se kjo infografikë është pjesë e projektit “Ajo Udhëheq: Luftimi i Gjuhës së Urrejtjes dhe Promovimi i Grave në Udhëheqjen Lokale”, i cili implementohet nga D4D dhe Qendra për Barazi dhe Drejtësi, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.