☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 08 June 2026
S&P 500 7,426 ▲0.58%
DOW 50,881 ▲0.03%
NASDAQ 26,012 ▲1.18%
NAFTA 91.10 ▲0.62%
ARI 4,360 ▼0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $63,448 ▲ +2.16% ETH $1,685 ▲ +3.26% XRP $1.1763 ▲ +2.85% SOL $67.4300 ▲ +3.58%
S&P 500 7,426 ▲0.58 % DOW 50,881 ▲0.03 % NASDAQ 26,012 ▲1.18 % NAFTA 91.10 ▲0.62 % ARI 4,360 ▼0.13 % S&P 500 7,426 ▲0.58 % DOW 50,881 ▲0.03 % NASDAQ 26,012 ▲1.18 % NAFTA 91.10 ▲0.62 % ARI 4,360 ▼0.13 %
EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074
08 Jun 2026
Breaking
Kosova

Lushtaku ende s’paraqitet në polici, PDK-ja thirrje për tubim para stacionit

Sami Lushtaku ende nuk është paraqitur për intervistim në stacionin policor, pavarësisht ftesës së dërguar nga organet kompetente.

Kështu u bë e ditur nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë në një përgjigje për Telegrafin.

Nga Prokuroria kanë bërë të ditur se ftesa për intervistim i ishte dërguar Lushtakut një ditë më parë, mirëpo deri më tani ai nuk është paraqitur në polici.

Ndërkaq, shefi i grupit të PDK-së në Kuvendin Komunal të Skenderajt, Alban Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen para stacionit policor në Skënderaj për ta pritur kryetarin, Sami Lushtaku.

Berisha përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se “Mos të mendojë askush se mund të na frikësojë me skena force e demonstrim pushteti”.

“Të jemi në gatishmëri qytetare! Brenda pak minutash pritet të zhvillohet intervista, prandaj ftoj sa më shumë qytetarë të mblidhemi për ta pritur Kryetarin Gjeneral Sami Lushtaku deri në përfundim të saj. Vendtakimi: para Stacionit të Policisë. Dje qytetarët panë me sytë e tyre keqpërdorimin e Njësisë Speciale, me maska e armë të gjata, në një mënyrë që krijoi tension dhe frikë te qytetarët. Këto veprime po e rikujtojnë kohën kur policia përdorej për presion politik e jo për drejtësi. Mos të mendojë askush se mund të na frikësojë me skena force e demonstrim pushteti. Dinjiteti nuk shitet dhe nuk blihet! Fyerjet, shpifjet dhe propaganda nuk kalojnë. Qëndroni të bashkuar dhe në gatishmëri qytetare”, ka shkruar Berisha. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.